Gjon Kodra

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra, bën ankim në KPA

8 Shkurt 2022, 12:30| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 12:32

  • Share

Prokurori Gjon Kodra i cili ka kaluar vettingun në KPK në dhjetor 2021 do të përballet edhe me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ankimi në KPA është bërë nga Komisioneri Publik.

Njoftimi i Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Gjon Kodra, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, në zbatim dhe të Rekomandimit të ONM-së, për të ushtruar ankim, konstaton se nga shqyrtimi i vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të gjykimit, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 491, datë 21.12.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Gjon Kodra.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, Ankimi bashkë me Rekomandimin e ONM-së janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?