Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Zaganjorit/ Shmangia e tatimeve ndër vite i rrezikon karrierën

23 Qershor 2019, 14:10| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 14:26

  • Share

Të martën kolegji i posacëm i apelimit do vendosë për fatin e kreut të gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori, gjykatë e cila prej një muaji ka dalë jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me dy anëtarë.

Në korrik 2018 Zaganjori kaloi procesin e vettingut, por komisioneri publik kërkon shkarkimin e tij.

Seanca ndaj Zaganjorit do të mbahet në mesditë pranë kolegjit, ndërsa gjyqtarët që do të marrin një vendim janë kryesuese Albana Shtylla, relatore Rezarta Schuetz, anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo.

Në argumentet e paraqitura nga komisioneri publik është shmangia ndër vite e tatiemve nga kreu i gjykatës së lartë, pretendim të cilin vetë Zaganjori e mohon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?