Oliver Varhelyi

Komisioneri Varhelyi: Është e domosdoshme forcimi marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor! Vendet të rrisin bashkëpunimin në përballimin e krizave

14 Nëntor 2022, 16:57| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 17:13

  • Share

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, në një video-mesazh për pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të Vjenës tha se forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm. Varheleyi thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik për të rritur qëndrueshmërinë ndaj krizave.

Ai tha se Europa dhe rajoni janë në një moment kritik, kur qeveritë janë të detyruara të miratojnë paketa stimuluese për të ndihmuar qytetarët për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po nxit inflacionin global.

Varheleyi thotë se në përgjigje të inflacionit, bankat qendrore rritën normat e interesit që qeveritë si dhe kompanitë të përballen me norma të larta interesi, në kohën kur kostot janë rritur.

“Dhe nevojiten më shumë shpenzime në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe për shkak të investimeve në siguri. Situata i vë bankat qendrore para një dileme nëse masat e tyre rrezikojnë të shkaktojnë recesion dhe rrjedhimisht turbulenca politike”, u shpreh Varheleyi .

Varheleyi tha se Bashkimi Evropian e ka integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në iniciativat e saj për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji, si dhe në iniciativat energjetike, ndërsa shtoi se përfshirja e kompanive nga Ballkani Perëndimor në zinxhirët e furnizimit është e rëndësishme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?