Dakordësia PS-Rithemelimi për reformat me skemën 3 me 3 u diskutua në pjesën e tretë të ‘Repolitix’. Analisti Arben Meçe e sheh marrëveshjen si fitore të Ramës. Skema 3 me 3 është një zgjedhje politike që uli tensionet.
'Fitore politikës e Ramës. I duhej që opozita të ishte në parlament. Në politikë, ligjet dhe parlamenti të funksionojë. Rama bëri këtë lëshim dhe themi u bë ky komision. Kjo grupi 3 me 3 është real politika. Është skemë absurde. Por është zgjedhje politike uli tensionet. Tani do marrin rrogat.’, tha Meçe.
Sakaq, avokati Çaça tha se Berisha u fut sërish në lojë pasi ka numrat dhe deputetët, nuk mund të anashkalohet.
‘Berisha edhe kur ka qenë jashtë politikës, ka qenë realitet politik. Ka numra. Nën strehën e tij janë shumica e deputetëve. Duhet domosdoshmërisht. Është palë në parlament. Nuk ka pakt apo reformë që bëhet sepse nuk hyn dot në zgjedhje. Shumica kovergojnë që listat të mos hapen dhe sistemi të mos ndryshojë.’, tha Çaça.
Kreu i LRE Arian Galdini e sheh komisionin PS-Rithemelimi si një ‘klub plaçkaxhinjsh’.
‘Klub plaçkaxhinjsh. Kanë bërë sikur kanë luftuar dhe kanë bërë paqe më pas. Nuk ka ndryshuar asgjë. Faktori ndërkombëtar i ka sytë te reforma e drejtësisë. Kurse këta janë bjerrakohësit. Komisionet ti shikon dhe marrëveshjen e restaurimit të 2008. Bylkbashi dhe Gjiknuri ndryshuan 60% të kushtetutës në 2008. Në demokraci duhen reforma pë rtë hapur institucionet. Jo ta deformosh me ligj. Kanë deformuar me ligj vullnetin e popullit.
Berisha tashmë ka nevojë edhe për aneks, ku bën muhabet me Ramën. Do ndajnë copat e Shqipërisë, copat e Sazanit, copat e Zvërnecit. Duan ti tregojnë çdo prokurori që ata do jenë prokurorët e së nesërmes. Statusi i atyre do varet nga ata, është kërcënim i drejtpërdrejtë mbi drejtësinë.’, tha Galdini.
Gazetari Adriatik Doçi i shikon komisionet si qesharake, pasi janë përjashtuar nga objekti hetimor ato që financojnë Shkëlzen Berishën.
'Komisionet do sjellin produkt disa dieta që do marrin disa persona. Reformat i ka vendosur SHBA-BE.
Komisionet që financojnë Shkëlzenin u përjashtuan nga objekti i komisioneve hetimore. 6 muaj flakadanë për një komision që u hetua nga SPAK.'
Dakordësia PS-Rithemelimi ka filluar të vihet në zbatim me dy komisionet hetimore parlamentare, një për sistemin TIMS dhe tjetra për koncesionin e sterilizimit dhe check-up.