Mbledhja online e komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Komisionet online për shkak të kaosit të Rithemelimit, buxheti votohet nga makina! Deputeti i PD me kafe e cigare gjatë mbledhjes

13 Nëntor 2023, 20:15| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 20:41

  • Share

Në katër komisione parlamentare të ditës së sotme, mbledhjet u zhvilluan online për shkak të bllokimit të punimeve nga grupi mbështetës i Berishës. Deputetët pjesëmarrës në komisione u lidhën online nga vendet ku ndodheshin, më së shumti nga shtëpitë.

Më shumë binte në sy fakti që kishte edhe deputetë të cilët ndiqnin mbledhjen dhe ndërkohë edhe i jepnin makinës, si rasti i deputetëve Bujar Çela, Kasëm Mahmutaj dhe Eduart Ndreca. 

Por flagrante në mbledhjen online të komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ishte pjesëmarrja e deputetit demokrat Gëzim Ademaj i cili po pinte kafe e duhan ndërkohë që diskutohej për buxhetin e vitit 2024.

Komisioni i vetëm që u zhvillua fizikisht në ambientet e Kryesisë ishte ai i Sigurisë Kombëtare me praninë e shërbimit informativ shtetëror; mbledhje e cila u shfrytëzua nga opozita për të vazhduar me aksionin kundër qeverisë.

Eduart Ndreca drejton makinën gjatë mbledhjes online në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Kasem Mahmutaj drejton makinën gjatë komisionit për Sigurinë Kombëtare

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?