Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi zhvillojë një takim informal me kryetarët e grupe parlamentare, ku në fokus të takimit, ka qenë diskutimi për formimin e komisioneve parlamentare, pasi këto të fundit janë ende pezull, por edhe zgjidhjen e ngërçit politik.
“Takimi informal për zgjidhjen e ngërcit politik” tha një burim për Report Tv.
Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se Kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor të informojë drejtuesit e grupeve parlamentare për përbërjen e delegacioneve të përhershme në organizatat ndërkombëtare. Bardhi kujtoi se më 29 shtator do të mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ndaj procesi për akreditimin e delegacionit të Parlamentit shqiptar duhet të nisë pa humbur kohë.
Ai theksoi se opozita ka dhënë vlerësimet e saj për përfaqësimin në këto institucione dhe se një takim i thirrur në përputhje me rregulloren nuk është bojkotuar kurrë nga opozita dhe nuk do të bojkotohet.
Bardhi u shpreh se emrat e propozuar janë depozituar zyrtarisht nga komisionet sipas procedurave parlamentare.
'Kryetari i Kuvendit e ka për detyrë të informojë krerët e grupeve parlamentare për delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare. Në datën 29 shtator mblidhet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe ky proces duhet të ecë një orë e më parë për të akredituar delegacionin e Parlamentit shqiptar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Kemi dhënë vlerësimet tona, mbi përfaqësimim e opozitës në këto institucione dhe sigurisht një takim i thirrur në përputhje me rregulloren nga institucionet e Kuvendit as ka qenë lënë ndonjëherë bosh nga opozita as nuk do lihet ndonjëherë bosh nga opozita. Sa i takon emrave patjetër që emrat e komisioneve janë depozituar zyrtarisht sipas procedurave përkatëse parlamentare’, tha ai.
Ndërkohë edhe pse PD depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për rregulloren e re, Report Tv ka mësuar se do dërgojë emrat e anëtarëve të komisioneve në Kuvend. Emrat e anëtarëve janë miratuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe do dërgohen zyrtarisht bashkë me emrat e kryetarëve dhe zv-kryetarëve të zgjedhur më herët.
Ndërsa ditën e djeshme, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi se seanca e radhës parlamentare do të mbahen të mërkurën në orën 10, ndërsa u bë publik edhe rendi i ditës. Pritet që nësër të votohen edhe emrat e drejtuese dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare, pasi kjo pikë është futur në rendin e ditës.
Komente
