Komisioni ‘Antikorrupsion’, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, të shkonte me kushtet e saj! Karaj: E drejtojnë të korruptuarit, pse nuk ia la PD?

26 Qershor, 22:16| Përditesimi: 27 Qershor, 01:23

  • Share

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se opozita nuk duhej të kishte bojkotuar Komisionin e Posaçëm Antikorupsion. Për gazetarin Denis Minga, analisti Meçe tha se opozita duhej të shkonte në tryezë me kushtet e saj dhe të mos refuzonte ftesën e mazhorancës, ndërsa edhe sot kryeministri Rama u tha që nëse duan të vijnë ose në të kundërt do të vijojnë punën vetëm.

“Rezoluta është qëndrim politik, ti opozitë ske pse e refuzon, futen nga një palë, modifikohej, modelohet dhe dilet me një konkluzion. Opozita të shkojë dhe ta ndërrojë, e dua kështu. Kishte të drejtën e procedurës të ndërhyje, ti zgjodhe bojkotin. U ka thënë hajde e ke vendin, nëse s’do do vazhdojë vetë”, tha Meçe në Report Tv.

Nga ana tjetër avokati Leonard Karaj thotë për gazetarin Denis Minga se një qeveri e korruptuar nuk mund të drejtojë një komision për të luftuar korrupsionin. Sipas tij, drejtimi i duhej lënë opozitës.

“Sot kuvendi ka një komision që drejtohet nga Tabaku për integrimin. Ti ca dëshiron të bësh me antikorrupsionin, ti mbivendosësh këtij komisioni. Që ti tregosh Europës që qeverinë e kam super të korruptuar. Se lufton dot korrupsionin ai që është më i korruptuari. Pse s’ja jep kartën e antikorrupsionit Berishës po e mban për vete, kur DASH i ka thënë ke qeverinë më të korruptuar në Europë”, u shpreh ai.

Demagogji e quan avokati Përparim Çaça.

“Demagogji. Çfarë ke bërë ti për korrupsionin. Kë gjithë skuadrën të korruptuar. Që të ketë vlerë minimale, nëse opozita nuk shkon aty s’ka vlerë ky komision. Ti ke 11 vjet që je i korruptuar”, tha Çaça.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 27/06/2024 09:09

    Analisti Arben Meçe ka shume te drejte por kur Maxho ranca te kerkon ne auditor vetem per te mbushur nr sepse asnjehere nuk ka pranuar asnje mendim apo verejtje te opozites , perse opozita duhet te marre pjese?! Nuk ka se si spjegohet qe asnje ama asnje mendim apo verejtje, apo keshille e opozites nuk ka zene vend por eshte hedhur poshte gjithmone me forcen e kartonit! Me ç'mendim analisti Meçe e keshillon opoziten qe te marre pjese kur nuk pyetet,vetem per fasade ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?