Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Projekti ynë, jo i ndërkombëtarëve, por i kërkuam asistencë e monitorim! Gati drafti analitik

28 Tetor, 12:27| Përditesimi: 28 Tetor, 15:33

  • Share

TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Antikorrupsionin që drejtohet nga Fatmir Xhafaj po punon tashmë për hartimin e një drafti analitik që do të evidentojë problematikat dhe nevojën për ndryshime ligjore në tre fushat ku bazohet ky komision Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i ligjit.

Në konferencën e parë për mediat, Xhafaj sqaroi se drafti do të konsultohet edhe me ekipin e negociatorëve të BE-së, ndonëse u kujdes të theksonte se ky nuk është projekt i ndërkombëtarëve.

"Po projektojmë një proces të gjerë konsultimi. 12 tryeza diskutimi, ku do marrin pjesë grupet e interesit, biznesi, profesionistë etj. Ky nuk është projekt ndërkombëtar, por është i shqiptarëve. Është angazhimi ynë për të reformuar jetën politike e institucionale në këtë vend. Ndërkombëtarët i kemi kërkuar ne për asistencë dhe monitorim. Drafti analitik do tu jepet edhe eksperteve ndërkombëtarë. Në përfundim të këtij procesi gjetjet do ti jepen grupit te ekspertëve per ti pasqyruar ne draft dhe me pas do ti kaloje komisionit për miratimin final", tha Xhafaj. 

Nga analiza e bërë deri më tani, Xhafaj thotë se nuk ka lindur nevoja e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa sa I takon organeve të drejtësisë dhe SPAK janë vetë ato që kanë kërkuar ndryshime ligjore në të paktën 140 nene.

"Shtyllat e reformes ne drejtesi jane te panegociueshme. 41 masa per shtetin e se drejtes. 51 per funksionin e institucioneve demokratike.140 nene te propozuara per ndryshim ligjesh nga vete institucionet e drejtësi", vijoi Xhafaj. 

Përgjigjen thuajse të njëjtë të organeve të drejtësisë për të mos çuar ekspertë që do të ndihmonin në punën e komisionit, Xhafaj nuk e ka marrë si refuzim, ndërsa  shpreson të mos ketë qenë e koordinuar.

Me apo pa ekspertët e institucioneve të drejtësisë, ky komision do të mbështetet nga 70 ekspertë të nivelit të lartë, mes të cilëve Xhafaj tha se 20 janë ndërkombëtarë dhe 20 ekspertë janë shqiptarë që jetojnë e punojë jashtë vendit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?