Komisioni Europian: Të sigurohet një sistem i koordinuar për kufizimet e udhëtimit

4 Shtator 2020, 16:21| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 16:23

  • Share

Bashkimi Europian duhet të paraqesë një sistem-semafor të koordinuar për të siguruar informacion të qartë për kufizimet e udhëtimit në vendet brenda Bllokut për shkak të pandemisë, sugjeroi sot Komisioni Europian.

“Është e qartë se kemi nevojë për më shumë koordinim”, tha eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders.

Propozimi i KE-së bën thirrje për një qasje sistematike, të koordinuar që do t’i jepte fund sistemit arna-arna të kufizimeve.

Për t’i bërë kufizimet më pak të paparashikueshme, organi ekzekutiv i BE propozon që vendet të njoftojnë Komisionin çdo të enjte rreth kufizimeve të udhëtimit të planifikuara për të hënën pasardhëse, për shembull.

Që kjo qasje të hyjë në fuqi, propozimi i KE-së duhet të miratohet nga liderët e BE-së.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?