Komisioni Evropian

Komisioni Evropian miraton planin e rritjes, BE nis së shpejti pagesat! 6 miliard euro për Ballkanin Perëndimor

23 Tetor, 15:26| Përditesimi: 23 Tetor, 15:28

  • Share

Komisioni Evropian miratoi këtë të mërkurë vendimin përfundimtar për zbatimin e pagesave në kuadër të planit të rritjes dhe reformave në Ballkanin perëndimor.

Në këtë mënyrë BE pritet të nisë pagesat e para nga paketa 6 miliardë euro për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Pagesat siç njofton Komisioni Evropian në njoftimin zyrtar do të lëvrohen dy herë në vit deri në vitin 2027.

Paketa 6 miliardë euro do të jetë e ndarë. Nga totali i fondeve 2 miliardë do të mund të shpërndahen në formën e granteve ndërsa 4 miliardë do të mund të merren sipas projekteve dhe kërkesave nga shtetet në formën e kredive me kushte shumë të favorshme.

Plani i rritjes pritet të shoqërohet me projekte sociale dhe ekonomike.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?