Foto ilustruese

Komisioni Evropian publikon sot raportin për progresin e Shqipërisë

6 Tetor 2020, 11:51| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 12:16

  • Share

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, do të raportojë progresin e arritur nga vendet  aspirante për tu bërë pjesë e BE, reformat e arritura dhe mungesat para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare, e planifikuar të mbahet ,muajt në vijim. Për Shqipërinë do të ketë një raport të veçantë pë të parë sesa vendi ka arritur progresin. 

Përveç vlerësimit të situatës në vendet kandidate dhe kandidatëve të mundshëm në Paketën e Zgjerimit, Komisioneri Olivér Várhelyi do të paraqesë një plan që do të stimulojë rimëkëmbjen afatgjatë, do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe  do të mbështesë reformat në Ballkanin Perëndimor.

Këtë vit, Komisioni do të paraqesë gjithashtu Planin Ekonomik dhe të Investimeve, i cili  do të përqendrohet në fushat kryesore dhe projektet që do të krijojnë rritje afatgjatë, vende pune si dhe një klimë tërheqëse investimesh në Ballkanin Perëndimor. Sipas Radios Evropa e lirë se gjatë ditës së sotme Komisioni Evropian synon që  të miratojë një plan investimi për dekadën e ardhshmenë Ballkanin Perëndimor e cila mund të shkojë deri në 20 miliardë euro.

Paketa parashikon që përveç granteve, Bashkimi Evropian të ofrojë garanci që ndihmojnë në uljen e kostove për investime publike dhe private dhe, në këtë mënyrë, zvogëlojnë rreziqet për investitorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?