Hetimori i PPP-ve në Shëndetësi, sërish sherr procedural! Opozita akuzon për presion, PS bojkoton! Audituesi i KLSH:192 mln lekë dëm buxhetit

13 Qershor, 11:22| Përditesimi: 13 Qershor, 21:57

  • Share

Në 3 orë e gjysmë, komisioni hetimor i shëndetësisë nuk prodhoi asgjë tjetër veç debatit për procedurë dhe pretendimeve për konflikt interesi, si një ‘deja vu’ e mbledhjeve të kaluara.

Pritej diskutime për kontratat e “check up” dhe “Sterilizimit” dhe shkeljet e evidentuara nga KLSH por debatet morën tjetër rrjedhë.

Në rend të ditës ishin parashikuar dëshmitë e 5 audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por përplasja për pajisjen apo jo me certifikatë auditimi të të parit prej tyre, Bexhet Zeqiri, ashpërsoi debatin mes palëve. Opozita e akuzoi Ndrecën për intimidim dhe presion ndaj dëshmitarëve ndërsa debatet agravuan me tone të ashpra.

Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.

Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.

Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët. 

Zeqiri i cili ka audituar zbatimin e kontratës koncensionare ka konstatuar se ndaj buxhetit të shtetit është bërë një dëm prej 192 mln lekëve, që i janë dhënë koncensionarit për shërbime të pakryera të Check Up për 8 muaj.

“Për rastet e pakryera sipas kontratës janë 104 mijë në vlerën 160 mln lekë pa tvsh dhe me tvsh 192 mln lekë, për shërbim dhe punë të pakryer. Për ne konsiderohet që i shkakton dëm buxhetit të shtetit.’- tha Bexhet Zeqiri.

Por pavarësisht këtyre shifrave insistimi i zv-kryetarit Ndreca vijoi të ishte tek trajnimet dhe certifikata e audituesit. Ndërsa dëshmitari, ngriti dyshimin se insitimi i Ndrecës mund të ishte “hakmarrje” për shkak se deputeti socialist ka qenë objekt i auditimeve të tij në kohën kur Ndreca mbante postin e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.

Socialistët vendosën të braktisin sallën, ndërsa Vokshi vijoi mbledhjen në praninë vetëm të opozitarëve në minorancë, ndërsa transmetimi live i komisionit u ndërpre nga shërbimet e Kuvendit

Kontrata e nënshkruar mes Saniservice dhe FSDKSH më datë 10.12.2015
 
Lista e dëshmitarëve
Bexhet Zeqiri-KLSH
Brunilda Zenelaj-KLSH
Eduard Stafasani-KLSH
Melina Kabo-KLSH
Semiram Jakupi-KLSH
Endrit Shabani- Nisma Thurje
Panajot Soko- Nisma Thurje
Artan Koni- Nisma Thurje
Ora 14:14
'Langaraq' Petrit Vasili përplaset me Ilir Metaj në Komisionin hetimor të Shëndetësisë 

Komisioni hetimor i Shëndetësisë në një moment ka degjeneruar në ofendime mes deputetit të PL-së Petrit Vasili dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj

 Mes tyre janë shkëmbyer ofendime duke sharë njëri tjetrin deri dhe ‘langaraq”

Ndërkohë që Vasili fliste me mikrofon, Metaj fliste pa mikrofon.

Duke ndërhyrë Vokshi tha se do të merrte masë pasi të zbardhet cfarë ka ndodhur.

Shikoni videon ...

Ora 13:18
Debat në komisionin hetimor të Shëndetësisë, Ndreca pyt audituesin e KLSH për formimin profesional! Vokshi: Po intimidon dëshmitarin

1718275300_plarentndreca.JPG

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Plarent Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla. 

"Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë  e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH", tha Ndreca teksa audituesi tha se kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.

Kjo shkaktoi debat. 

Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.

Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.

Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët. 

Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.

 

Ora 13:11
Audituesi i KLSh-së në Komisioni Hetimor i Shëndetësisë: Për 8 muaj shërbim të pakryer Check-up u dhanë 192 mln lekë

 

Audituesi i KLSH-së Bexhet Zeqiri si dëshmitar në komisionin hetimor të Check -up, tha se për 8 muaj shërbim të pakryer Check-up, vlera që është dhënë është rreth 192 mln lekë. Bëhet fjalë vetëm për periudhën e aludimit, në 2015.

“Për rastet e pakryera sipas kontratës janë 104 mijë në vlerën 160 mln lekë pa tvsh dhe me tvsh 192 mln lekë, për shërbim dhe punë të pakryer. Për ne konsiderohet që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, tha Zeqiri.

Bëhet fjalë për shërbimet që janë dhën mars – nëntor 2015.

Zeqiri ishte një nga ekspertët që kanë marrë pjesë në auditimin e zbatimit të kontratës mes MSH-së dhe subjektit 3Plife’ (check-up)

Ka rezultuar se në funksion të zbatimit të kontratës që MSH ka lidhur me subjektin ‘life 3P’ më pas është dhe një kontratë tjetër mbi mënyrën si do të kryhej pagesa, që ishte hartuar mes fondit dhe subjektit 3 P. Mars – nëntor 2015 që është likuiduar në janar 2016 janë paraqitur për pagesë fatura tatimore 330 mijë raste të kryera në vlerën 493 mln lekë pa tvsh dhe 591 mln me tvsh.

Ora 12:35
‘Hajde vazhdo aty’, Vokshi përplaset me Koçin: Kujt i bërtisni? Ndreca: Nuk na tregon ti guximin

 

Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte. Ndreca ka “akuzuar” Vokshin se është në komision për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën e për të dëgjuar dëshmitarët. Debate pati edhe me deputetin e PS, Petro Koçi. 

Ndreca: Nuk mund ti bësh gjyq anëtares së komisionit

Vokshi: Mos e ngri zërin, Ekonomi mbrohet vetë. Jemi këtu për të hetuar.

Koçi: Hajde vazhdo aty.

Vokshi: Me etikë Koçi. Nuk i drejtohesh dot kryetares dhe asnjë kolegu në këtë mënyrë. Mos bërtisni, flisni me edukatë.

Ndreca: Ruani qetësinë. S’na tregon dot guximin ti. Ngritja e zërit është për shkak të uzurpimit që i bën mikrofonit. Kjo s’do të thotë të abuzosh me këtë dhe të flasësh ti gjysmë ore për çdo anëtar që flet.  Ke gjysmë ore që merresh me njërin prej anëtarëve. Nuk të marr leje se ku futem unë, prandaj i kemi ligjet për të ndarë se çfarë është e drejtë. S’ka asnjë deklaratë të dorëzuar në sekretari.

Ora 11:49
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Ekonomi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’kam konflikt interesi

 

Milva Ekonomi i është përgjigjur akuzave të opozitës për konfliktin e interesit. Ekonomi tha në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, se nuk është në konflikt interesi, ndërsa sot janë parashikuar të mbahen dëgjesa me përfaqësues të KLSH.

Ekonomi tha se kontrata që ka nënshkruar si drejtoreshë e FSDKSH në 2015 me një pre kompanive koncesionare Saniservise, ka qenë kontratë financiare. Ekonomi tha se FSDKSH nuk harton kontrata dhe s’ka qenë në procesin e përzgjedhjes së kompanive. Po ashtu ajo tha se në atë kohë nuk mbante mandatin e deputetes.

:Më rezulton se s’kam konflikt interesi. Do ishte e mira të vija me informacione për të ndihmuar këtë komision, me këtë proces pune. Qershor-Dhjetor 2015, kam marrë detyrën në FSDKSH, ka qenë detyrë e komanduar. Duke kuptuar si funksion fondi vetë, është institucion financiar që zbaton kontrata, nuk harton. E kam bërë këtë detyrë duke mos qenë deputete. Konflikt interesi lind në momentin që ti merr mandat deputeti, e kam marrë në 2017. Për periudhën që flasim s’kam konflikt interesi. Skam firmosur kontratë, kam firmosur kontratën e financimit. Skam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive", tha Ekonomi. 

Ora 11:40
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, opozita në bllok akuza Ekonomit: Je në konflikt interesi, s’mund të marrësh pjesë në dëgjesat me KLSH

 

Deputetët e opozitës në bllok kanë akuzuar deputeten socialiste Milva Ekonomi se është në konflikt interesi dhe nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, ku janë parashikuar dëgjesa me përfaqësues të KLSH.  

Opozita e akuzon se është në konflikt interesi, pasi është përmendur në raportet e KLSH mbi kontratat koncesionare, gjatë kohësh që ka qenë drejtoreshë e FSDKSH.

Bëhet fjalë për një kontratë financiare të firmosur nga Milva Ekonomi si ish-drejtreshë e FSDKSH-së në 2015 me kompanisë Koncensioare “Saniservice”, shërbim i cili gjatë vitit 2017-të është shtrirë  në 5 spitale të Tiranës, në Shkodër dhe Elbasan.

Ina Zhupa: Një prej anëtarëve të këtij komisioni ka konflikt interesi në këtë seancë. Nuk duhet të marri pjesë. Milva Ekonomi (Ish-drejtoreshë e FSDKSH) përmendet në gjetjet e bëra nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përgatitur nga Bexhet  Zeqiri, audituesi i KLSH  që do të dëshmojë sot në komision.  Nuk mund të jetë e pranishme në këtë seancë dëgjimore, sepse ka konflikt interesi. 

Plarent Ndreca: Ne nuk jemi magjistratë, komisioni s’ka natyrën e një gjykatat kaliske. Nëse do i futeshim këtij diskutimi dhe nëse do i futemi paanshmërisë dihet kush është nga të dyja krahët. Dikush që ka krijuar një bindje paraprake për këtë hetim, dihet që është më pak i paanshëm. Kemi objekt kontrolli çështje të caktuara, jo individë të caktuar. Nëse dëshmitari ndjen se ka papajtueshmëri me një anëtarë, le ta thojë.

Ina Zhupa: Mund të hetojë Ekonomi veten. Ne do hetojmë se ca sjellje ka mbajtur FSDKSH ndaj rekomandimet e KLSH, Ekonomi ka qenë drejtoreshë, mund të hetojë veten.

Saimir Korreshi: S’mund të paragjykosh për paanshmëri ti se ne themi që fondet publike janë vjedhur. Jam dakord që ta pyesim dëshmitarin nëse ka konstatuar dokument të firmosur nga Ekonomi. Kemi të drejtë të pyesim dëshmitarin. Jam dakord të pyetet, a ka një dokument, një kontratë apo ku e di unë çfarë, të lidhur përmes ndonjë anëtarëve këtu me ndonjë subjekt që po hetohen nga ky komision.

Albana Vokshi: Vetë si individ duhet të thotë unë nuk marr pjesë. Nëse ka emrin në çdo raport të KLSH dhe vijon të jetë në seanca të pyetjeve të atyre që kanë qenë kontrollues dhe auditues, këtu ka diçka që cedon moralisht dhe shkelje ligjore. Është nënshkruar në 2015 nga Milva dhe përfaqësues me Sani Servise, shërbim që është shtrirë në 5 spitale. Ka qenë një nga koncesionarët kryesore, është firmosur fillimisht nga Beqaj, më pas kontrata financiare mes Fondit dhe Saniservise. Ekonomi s’mund të jetë këtu, të paktën në seancën e sotme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eltoni: 14/06/2024 22:02

    O plarent une socialist jam, por dil ne teme mor burre, ti meresh me arsimimin e nje zoteri qe ka bere shkolle, po tamam shkolle! Argumento me fakte, jo ben zhurmuesin, ne komisione, ne emisione e ne parlament! ju kemi zgjedh te na perfaqsoni, por ju kshu sperfaqesoni as veten tuj. Ca jane keto komisione presione qe krijoni?! Shyqyr qe spak e KLSH ben punen e ju nuk i lini!!!! pfffff

    Përgjigju
  • Eno: 14/06/2024 20:41

    Une jetoj jashte, e ndoqa debatin, por KLSh e sotme ka njerez me shume integritet dhe ne krye persona te mirearsimuar dhe qe jane vlere per ate vend. respektojini sa i keni, dhe pyetja qe ben z.ndreca me duket e pavend, sepse ai zoteria aty nuk ka ngelur ti vet ne diskutim shkollen Ndreca. Prandaj meruni me temen se sa per shkolle, shkollat e asaj kohe nuk krahasohen me keto te sotmet. Respekt Klsh vazhdoni punen! Shqipwria do behet me njwrez si ju!

    Përgjigju
  • Adi: 14/06/2024 00:16

    KLSH dhe Spak jane institucionet me e besuara! Kurse ti z.Ndreca nw radhe te oare nuk ke moral dhe integritet sepse e dijne te gjithw si silleshe me punonjeset (avokatet e zyres)! Jep llogari per veten si ish SP, ne Ministrin e Araimit dhe ne MB....Eheee nuk te kan as shiu as deti as lumi!

    Përgjigju
  • simon: 13/06/2024 18:00

    KLSHurra eshte e kapur nga NON GRATA,ka plot 30 vite qe ky institucion eshte i kapur prandaj asnjeher nuk ka qene i besushem....kjo çështje le te ndiqet nga SPAK dhe ti shkohet deri ne fund ne mënyre qe abuzuesit te dënohen dhe tu merret pasuria kushdo qofshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?