TIRANË- Në seancën e sotme në Komisionin Hetimor, anëtari i Këshillit Kombëtar Përparim Çaça thotë se dëshmitarët janë fokusuar tek sulmet politike, për t’iu shmangur pyetjeve që i bëheshin nga komisioni. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Çaça u shpreh se tek dëshmitarët që kanë dëshmuar në komision është venë re një nervozizëm.
“Që këtu kemi të bëjmë më aferë biem dakord të gjithë, ky lloj komisioni kemi detaje dhe teknike. Seanca sotme ishte nga më e rëndësishmja, por me ato deklarime u pa qartë jo vetëm nervozomi. Ka një nervozizmi të paparë te personat që mendohet se janë pjesë e kësaj afere ose ka qenë. Njëra procedura, dhe pjesa tjetër kemi të bëjmë me shkeljen me punët fiktive që kanë derivuar me disburismin e një shume të paparë nga shteti pa bërë asnjë lloj pune. Në seancën e sotme janë marrë me detaje politike për t’i anashkaluar pyetjeve që janë bërë nga komisioni”, tha Çaça.
Gazetari Flogert Muça ka komentuar dëshminë e sekretarit të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçit. Muça thotë se Agaçi i ka bërë dëmin më të madh retorikës së PD-së pasi iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve duke cituar ligjet.
“Ishte shterues, nëse Veliaj Balluku, Bllako janë politik merren me një fare rezerve me deklarat e tyre, Agaçi ishte me një gjuhë të drunjtë duke cituar ligjin, rregullat, duke mos marr dot kundërargumenet nga Komisioni. Agaçi sot i ka bërë dëmin më të madh retorikës së PD. I ka dhënë goditjen më të fortë sepse ishte faktik, jo politik. Nuk shmangu asnjë pyetje. Citonte ligj nen, dhe u zotua që do sille procesverbalin e këshillit të ministrave. Ai ka çmontuar një pjesë të mirë të retorikës politik. Sa më i madh presioni i opozitës, aq më pak mundësi ka maxhoranca të bëj manovër për të patur dyshime. Sot Agaçi është zyrtari më i lartë i shtetit që ishte shterues”, u shpreh Muça.
Avokati Leonard Karaj thotë se Inceneratori është një aferë aq e madhe saqë nëse opozitë do kryente rolin e saj, nëse sdo ishte e përçarë, kjo qeveri duhet të ishte rrëzuar. Sipas tij, e gjithë vëmendja është fokusuar tek Inceneratorët, duke bërë që Lulzim Basha ta zhvendosë vëmendjen nga problemet e brendshme në PD me Sali Berishën.
“Aferë sa po të kishim një opozitë reale, sot shteti nuk duhej të ekzistonte. Shteti e kem fjalën në raport me maxhorancën, do kishte rënë qeveria. Fakti që qeveria përballe ka këtë opozitë, njëri këtej e tjetri andej, ne shohim sesi po shpaloset afera më korruptive përballë qytetarit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë. (...)Më i fituari në këtë mes është Basha sepse ka larguar opinion publik nga problemet që ai ka në PD me Berishën. PD është komod në këtë lloj afere sepse qelb aq shumë saqë nuk duhet të bësh kapërdimje për t’iu treguar shqiptarëve se në çfarë llumi ka rënë kjo aferë politike”, u shpreh avokati.
Ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve ka dëshmuar kreu i i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, Damian Gjiknuri në cilësinë e ish-ministrit të Energjetikës, si edhe deputeti Alqi Bllako. Dalja e Bllakos para komisionit Hetimor zgjati shumë pak minuta, kjo për shkak se ai refuzoi të jepte deklarime, ndërsa tha se kishte dëshmuar për këtë çështje në SPAK dhe se nuk mund të shkelte sekretin hetimor. Ndërkohë ditën e nesërme do të merret në pyetje kryeministri Edi Rama, teksa mbledhja e Komisionit Hetimor pritet të nisë në orën 12:00.
Injoranca nuk eshte justifikim per padituri. Ndersa citimet nuk jane prova per alibi. SPAK "hero" i Amerikes se Kim ka nen akuze pikerisht "outcome" ose produktin e "ligjit", "vendimit te KM" dhe akteve te tjera nenligjore. Sepse jane te gjitha etapa dhe elemente tregues te nje veprimtarie te paramenduar dhe paraorganizuar kriminale. Te thuash "ne perputhje me ligjin" nuk do te thote se je i paster. Sepse ato jane ideuar dhe konceptuar me nelje synim te qarte per perfitim pasuror korruptiv. Sa me shume tja rrisni shkelqimin personazheve aq me keq e beni situaten. Sidoqofte, neser kemi dhe aktin.me te shemtuar te kesaj tragji komedie. Sepse donte fl-pellase truri i lulelakres. E quajne Sali Berisha por jo ai maloku, ai qe "ka le ke blloku". Qe ka pasion pikerisht "punen" te ciles nuk i la thene ndonjehere si u gdhive apo ngryse.
Përgjigju