Komisioni i Dezinformimit, Avokati: Rusia do të destabilizojë Shqipërinë, financon media dhe politikanë, Ilir Meta një prej tyre

3 Prill, 17:59| Përditesimi: 3 Prill, 19:06

  • Share

TIRANE - Komisioni për dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj do të votohet nesër në Kuvend. Opozita ka shprehur dyshime duke aluduar për ndërhyrje dhe kontroll ndaj medias dhe kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me propozimin e mazhorancës.

Por si e sheh ngritjen e këtij komisioni avokati Romeo Kara?

I ftuar në 'Studio Live' të Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, juristi e vlerësoi komisionin për dezinformimin të rëndësishme, kjo për shkak të ndikimeve ruse në media, biznes dhe politikë.

'Mendoj se do jetë më i rëndësishmi për jetën politike shqiptare dhe sigurinë kombëtare. Duke njohur gjeopolitikën e kam parë me fakte se si Rusia ka përdorur çdo konflikt fetar etnik në rajon se si kemi këto investime offshore mbi një pjesë të sistemit bankar, edhe një pjesë të mediave.

Kam bindjen se jo vetëm media, por dhe biznesi i madh dhe politika në tërësi. Kemi forca politike që janë lobuar me para ruse. U përmend Basha, kemi përmendur Metën. Kemi ca lobingje nga offshore që Meta nuk i ka deklaruar dhe ca financime në partinë e tij.  Të gjithë të korruptuarit kanë qenë kafshata më e lehtë e kapur nga pjesa ruse. Nëse do të kemi skanim të plotë do të dalë. Ajo që luhet është destabilizimi i Ballkanit dhe Shqipërisë.', shton juristi.

Nga ana tjetër gazetari Gëzim Saliu në ‘Studio Live’ beson se me Komisionin e Dezinformimit, PS synon të kthehet tek synimi i hershëm, ligji anti-shpifje.

'Ajo që shoh me problematikë është që nisma vjen nga PS dhe mund të ketë një tentativë për të kthyer ligjin anti-shpifje. Mund të kthehet në shqetësim real sa i takon mediave. Mund të sjellë problematika tek liria e shprehjes, tek mundësia se si ndikohen lajmet. Mund të kemi tentativë kontrolli nga qeveria duke e kamufluar me ligjin e dezinformimit.', shprehet gazetari.

Juristi Karaj komenton dhe akuzat e Bashës se mazhoranca po krijon struktura paralele përmes të cilave kërkohet të futet në radarët politikë puna e SPAK dhe reforma zgjedhore.

'Mendoj që Basha po e përdor si kartë politike që të tregojë që në këtë valle është ai avokati i drejtësisë dhe SPAK.  Mendoj se nuk duhet vënë shkopi në rrota SPAK. Le të mos ushqejmë iluzione që mund ta kontrollojmë SPAK-u. Mision i SPAK është historik dhe ka ardhur dita të mos lejojmë asnjë lëvizje të politikës të interferojë në drejtësi. Duhet ecur drejt ndarjes së plotë të pushteteve.', u shpreh juristi.

Nga ana e tij Saliu nuk beson se kemi të bëjmë me struktura paralele e se Basha po e luan politikisht.

'Zoti Basha ka të drejtën e tij ta luajë politikisht çështjen. Është një ndryshim total në mënyrën si raportojnë institucionet. Nuk e shoh si strukturë paralele. Nëse ka rrezik mbetet për t’u parë. Në përgjithësi mazhorancat kanë arritur të kapin një pjesë të institucioneve që konsiderohen të pavarura dhe të ndikojnë në vendime.', thotë Saliu.

Ora 18:14
Rihapja e ngjarjes së Elbasanit, Romeo Kara në Report Tv: Gazment Bardhi duhet të dali para drejtësisë, krijoi grup naziskin për pushtet

Ngjarja e Elbasanit para zgjedhjeve të vitit 2021 dhe ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani është rihapur sërish për t'u hetuar. Juristi Rome Kara tha në 'Studio Live' në Report Tv se u krijua një bandë nga PD në atë kohë dhe Gazment Bardhi duhet të jap llogari. 

'Pritet të ndodhi një lesharapi. Ka qenë strukturë e mbrojtjes së votës. Ka qenë një bandë. Kush e krijoi, kush e frymëzoi? Kush janë këta që marrin në dorë rendin kushtetues për hallin e tyre? Kjo struktura është e turpshme. Këta që janë opozitë. Këta që vranë në 97, në Tropojë, në Gërdec, më 21 janar, si ka mundësi që flasin për moral këta. Krimi ka disa elementë, është vrarë një persona atje. Janë shkelur një sërë nenesh të kodit penal.

Kjo punë nuk duhet të vazhdojë këtu me pasojë. Ky personi i cili ka kaluar 3-4 grupime dhe xhonglon dhe quhet Gazment Bardhi kur do të thirret si i pandehur? Duhet të japi llogari për atë që ka bërë atje. Pasi vret ky ka krijuar mbështetje me disa që kanë mbetur atje në Elbasan. E shoh si skandal. Të krijosh grupe naziskine dhe të pretendosh të marrësh pushtetin. Aty mungon shteti dhe në këtë moment shteti po bën një sy qorr.', thotë Kara.

Ndërsa gazetari Gëzim Saliu u shpreh se struktura e paligjshme që ngriti PD-ja ishte dhe si kundërpërgjigjje ndaj lidhjeve me krimin në Elbasan të mazhorancës. 

'Rihapja e hetimeve është diçka që sjell diçka të mbetur të pahetuar. Duke parë kontekstin e ngjarjes që ka qenë kaq gri që vetëm PD ngriti një strukturë të jashtëligjshme. Në Elbasan kishte një strukturë të ngritur kriminale që ishin të atashuar dhe kërkonin votën për Partinë Socialiste. E gjitha kjo solli një angazhim të palës tjetër. Krimi kishte përcaktuar edhe zonat që përfaqësues të partisë tjetër të mos bënin fushatë. Problematika në Elbasan nuk është kaq e thjeshtë. T’i përgjigjesh paligjshmërisë me paligjshmëri është e gabuar.', shprehet Saliu.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Esat: 04/04/2024 08:42

    Shum e vonuar dalja para drejtësisë ky pederasti Bardhi për organizim bandash!sikur të kishte ndodhur në kohen e kriminelit non grata kjo ngjarje me Ballen ky dhe gjith grupi dotë ishin denuar për akte terroriste. SPAK ta rihapë sa më parë këtë ngjarje që ka sfiduar shtetin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?