Futbollisti i Tiranës, Idriz Batha

Sjelje jo sportive ndaj arbitrit/ Komisioni i Disiplinës dënon dy lojtarët e Tiranës Batha e Torassa

31 Tetor 2020, 19:14| Përditesimi: 31 Tetor 2020, 19:24

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur futbolli ka qenë në bojkot, Komisioni i Disiplinës nuk ka harruar sjelljet jo sportive të futbollistëve në drejtim të arbitrave. Kështu në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, 3 futbollistë janë pezulluar. Bëhet fjalë për dy lojtarët e Tiranës, Agustin Torassa dhe Idriz Batha.

Ato dënohen me 4 ndeshje pezullim, referuar sjelljeve jo sportive të bëra në miqësoren me Laçin në takimin e luajtur më 24 tetor. Torassa u ndëshkua me të kuq e ndërsa Batha pështyu arbitrin, gjest i cili nuk ka kaluar pa u vënë re.

Nuk i ka shpëtuar dënimit as lojtari i Bylis, Qudus Abiodun Laëal. Ai është përjashtuar për 5 ndeshje për shkak se ka goditur me shkelm kundërshtarin.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 29 tetor 2020
Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?