Dhuna në stadium gjatë ndeshjes Tërbuni-Egnatia

Dhunë në fushë ndaj futbollistëve/ Komisioni i Disiplinës përjashton Tërbunin dhe 3 zyrtarët

21 Korrik 2020, 19:35| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 19:59

  • Share

Pas dhunës së përdorur ndaj futbollistëve gjatë ndeshjes Tërbuni-Egnatia, ekipi pukjan është përjashtuar bashkw me  tre zyrtarët nga çdo aktivitet futbollistik.

Komisioni i Disiplinës ka përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistit zyrtarët e Tërbunit, Dritan Frroku, Alfons Gjergji dhe Mark Frroku.

Për sa i përket incidenteve në ndeshjet e tjera, një dënim të rëndë ka marrë edhe trajneri i Sopotit, Gentian Stojku i cili është pezulluar me 8 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Në përfundim të ndeshjes Tërbuni-Egnatia për kategorinë e parë, të shtunën u ushtrua dhunë ndaj futbollistëve miq nga Rrogozhina.

Të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 21.07.2020:

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

2. Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

3. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

4. Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

5. Zyrtari i KF Sopoti, Gentian Stojku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i Vllaznia B, Fatjon Hasanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i FC Internacional Tirana, Klevis Doka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i FC Internacional Tirana, Patrik Vlashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i Labëria Fc, Halim Begaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, FK Shënkolli vendoset në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?