Komisioni i Ekonomisë kërkon shtyrjen deri në fund të vitit për rivlerësimin e pronave, Denaj: Po përgatisim aktin normativ

19 Maj 2020, 18:44| Përditesimi: 19 Maj 2020, 19:59

  • Share

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i ka kërkuar Ministrisë së Financave shtyrjen e afatit për rivlerësimin të pasurive të paluajtshme. Ky proces nga I cili pritet të përfitojnë më shumë se 50 mijë pasuri pritet të mbyllet më 30 shtator sipas ligjit aktual, ndërkohë ish ministri i Financave Anastas Angjeli ka kërkuar shtyrje deri në fund të këtij viti.

“Ne kemi miratuar një ligj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që do të mbyllej në fund të muajit shtator, por pandemia ja mori tre muaj kështu I sugjeroj ministrisë të sjell një akt normative për ta shtyrë këtë process deri në fund të vitit”, u shpreh Angjeli.

E pranishme në komision Ministrja e Financave Anila Denaj tha se procesi do të shtyhet dhe se për këtë po përgatitet akti tjetër normativ.

“Ne kemi diskutuar por nuk kemi depozituar një akt, por jemi në përfundim të draftit, padyshim që do e shtyjmë këtë proces”, u përgjigj Denaj.

Ndërkohë në Komision është miratuar akti normativ për shtyrjen e fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm për shkak të pandemisë COVID-19. Në kushte normale procesi aktualisht duhet të kishte përfunduar dhe tashmë me ndryshimin e bërë nëpërmjet një akti normative ky dokument do të përfundohet deri në fund të muajit korrik 2020 dhe do të ketë pjesë të tij edhe efektet negative të pandemisë globale, të reflekuara në shifra.

“Në kushtet normale procesi do të kishte përfunduar tashmë, por sigurisht me situatën që u gjendëm, por mbi të gjitha me pamundshmërinë që do të kishim për të përcaktuar në mënyrë më të saktë të gjitha tavanet buxhetore për çdo sektor pasi janë shumë të rëndësishme për tre vitet pasardhëse dhe janë një kuadër i përgjithshëm makro. gjatë periudhës që ky proces do të zhvillohet I parashikuar për të përfunduar gjatë muajit korrik do të nënkuptojë një analizë më të plotë të gjithë kuadrit makro ekonomik fiskal, përfshirë edhe ndryshime të mundshme që do të vijnë për miratim në aktin normative të vitit 2020”, u shpreh Denaj. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?