Ekonomi

Ekonomia 'ok' rishikimit të buxhetit, 10 mln $ për biznesin inovativ të Mira Muratit! Shqipëria aksionere

3 Qershor, 14:41| Përditesimi: 3 Qershor, 17:29

  • Share

Komisioni i Ekonomisë i dha ‘dritën jeshile’ përfshirjes së Qeverisë shqiptare në një kompani të teknologjisë së informacionit. Përmes një akti normativ, në muajin prill, u angazhuan 10 milionë dollarë në startup-in e Mira Muratit ‘Thinking Machine Lab’.

“Thinking Machines Lab synon të zhvillojë AI që integron modalitete të shumta—tekst, pamje, audio dhe ndërveprim—në sisteme bashkëpunuese, që mund të shërbejnë si asistentë inteligjentë për individët apo bizneset”, tha ministri Petrit Malaj.

Produktet që do të prodhohen nga ky startup do të kenë zbatim në industri, si: shëndetësia, ekonomia, arsimi dhe shërbimet për bizneset.

“Deri tani, janë siguruar 1.7 miliardë dhe pritet që kjo kompani të ketë një vlerë prej 10 miliardë dollarësh e në të ardhmen në një shifër që mund të tejkalojë edhe 50 miliardë dollarë”, tha ministri.

Përfitimi i vendit nga ky financim pritet të jetë i lartë pasi ky biznes të zhvillohet.

“Përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme”, tha ministri Petrit Malaj.

Minsitri i Financave Petrit Malaj tha se financimi i këtij biznesi rrit imazhin e vendit në fushën e teknologjisë.

“Ky investim nuk duhet parë thjesht një angazhim financiar, por si një mundësi strategjike për të ndërtuar të ardhmen teknologjike të Shqipërisë”, tha Malaj.

‘Thinking Machine Lab’ ka mbledhur një ekip studiuesisht nga më të mëdhenjt në botë, e synon të kthehet në një nga qendrat më të avancuara të AI-së në botë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?