Komisioni i Ekonomisë viziton Iute! Shalsi: Digjitalizimi i iute, një histori suksesi

20 Qershor 2023, 13:31| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 13:40

  • Share

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Z. Eduard Shalsi ka vazhduar turin e tij të vizitave në bizneset që ofrojnë zgjidhje digjitale në operacionet e tyre. Këtë herë, i shoqëruar edhe nga Zëvendëskryetarja e Komisionit të Ekonomisë Znj. Blerina Gjylameti vizituan zyrat qendrore të iute Shqipëri.

Ata u mikpritën nga Drejtori Ekzekutiv i iute Z. Akan Ajdini, Znj. Stela Shkodrani, Drejtore Ekzekutive e iutePay dhe Znj. Alma Gjini, Shefe e Riskut. Gjatë vizitës Z. Ajdini shpjegoi cila është shtrirja aktuale e rrjetit të iute dhe integrimi i digjitalizimit në çdo hap, duke automatizuar sa më shumë çdo segment të shërbimit.

“Aktualisht ne kemi të vetmin aplikacion në industri, nga ku klienti ynë mund të kryejë të gjitha veprimet nga rehatia e shtëpisë.” – Akan Ajdini.

Vizita e Komisionit të Ekonomisë u shtri në të gjitha departamentetet duke u informuar mbi çdo hap të trajtimit të klientit.

“Ne masim në kohë reale të gjitha ndërveprimet me klientët tanë duke kuptuar edhe nivelin e përvojës, pra sa të kënaqur ishin nga kontaktimi. Për këtë arsye, ndryshe nga të gjitha kompanitë e tjera ne e quajmë Departamenti i Përvojës së Klientit, sepse kujdesi është vetëm një pjesë e gjithë eskperiencës.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë u informuan edhe mbi tema me rëndësi të veçantë si niveli i kredive të papaguara dhe burimi i financave të iute.

“Kompania mëmë iute është pjesë e Bursës së Frankfurtit, nga ku marrim dhe pjesën më të madhe të financimeve dhe nga ku kemi mundësi të financojmë dhe ëndrrat dhe dëshirat e klientëve tanë” – shprehet Z. Ajdini ndërkohë që tregon zhvillimet më të fundit nga kjo bursë.

Në mbyllje të vizitës së tij Z. Shalsi inkurajoi punën e bërë nga iute në Shqipëri dhe shprehu besimin e tij se modelet e biznesit që bazohen tërësisht mbi transparencën e digjitalizimit do t’ia dalin të tejkalojnë paragjykimet e kohës dhe të jenë të suksesshme në afatgjatë.

G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?