Elsa Dhuli

Komisioni i Ekonomisë zgjedh Elsa Dhulin si drejtorësh të INSTAT, aktualisht e komanduar! Emri pritet të miratohet në Kuvend

12 Tetor 2020, 22:11| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 22:12

  • Share

Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar projektvendimin për të bërë drejtoresh të INSTAT Elsa Dhulin. Ky vendim u morr gjatë mbledhjes së sotme për votimin e projektvendimit  “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

Kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi e hodhi këtë projektvendim në votim, ku u miratua nga anëtarët e komisionit kandidatura e znj. Elsa Dhuli. Kjo kandidaturë do votohet në seancë plenare. Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës online “Cisco Ëebex”.

Elsa Dhuli aktualisht është drejtore e komanduar në INSTAT që prej korrikut 2019 kur iku Delina Ibrahimaj në krye të Tatimeve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?