Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, i drejtuar nga Flutura Açka ka shfuqizuar vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të thirrur Këshillin Kombëtar online, pikërisht 2 ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD-së. Në vendim thuhet se thirrja e Këshillit Kombëtar nga ana e Gazment Bardhit pas kërkesës së disa deputetëve është një akt absolutisht i pavlefshëm e në kundërshtim me Statutin e Partisë Demokratike.
Lajmi kryesor:
Komisioni i Etikës në PD shfuqizon vendimin e Bardhit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar: S'ka kompetencë, bie në kundërshtim me statutin e PD-së
M.Q./ReportTv.al