Komisioni Evropian shprehet se vendi ka bërë progres në 32 nga 33 kapituj të negociatave si dhe në tre kriteret e procesit të integrimit në nivele të ndryshme të progresit. Kështu theksoi kryenegociatorja Majlinda Dhuka teksa lexoi sot në Komisionin e Integrimit raportin e KE-së për Shqipërinë.
Pavarësisht ecurisë pozitive të Shqipërisë në 32 kapituj nga 33 kapituj në total në kuadër të negociatave për integrimin në Bashkimin Europiane, liria e medias mbetet element shqetësues për të dyja kahet e politikës shqiptare.
‘Në lidhje me raportin e KE, ai është dokumenti ndërkombëtar më i qenësishëm. Është një dokument vlerësimi nga një ekip ekspertësh.
Në mënyra të qartë. Raporti shprehet s, vendi ka bërë progres nga 32 deri në 33 kapitujt e negociatave si dhe në 3 kritere. Nëse e krahasojmë me Maqedoninë e Veriut, vihet re se Shqipëria në shumicën e kkapitujve perfiormon më mirë dh eka bërë progres krahasuar dhe me vendet e Ballkanit.’
(...) Veçanërisht në zbatimin e konsolidimin e Reformës në Drejtësi. Në raport konstatohet roli i pazëvendësueshëm i parlamentit. Miratimi me consensus në parlament shtyrja afateve të vettingut një lajm I mirë. Më shumë bashkëpunim për reformat integruese.- tha Dhuka.
Mes të tjerash, në raportin e KE-së, thuhej se duhet të ketë më shumë bashkëpunim me të dyja kahet politike për lirinë e medias.
Si problematikë, fillimisht e ceku deputetja e PD-së, Flutura Açka e cila tha se është problematikë shumë e madhe në momentin që mediat duhet të mbajnë bindje politike të detyruar nga institucioni ku punojnë e për më tepër nuk respektohen.
'Liria e gazetarëve, ju e keni parë, se shumë gazetar largohen nga shqipëria, e lënë profesionin e tyre, ka ndodhur dhe në kohën e të djathtës në pusthet. E keqja është se këto skanë një vend, një ambient, një person, apo mjedisi të siguritë dhe që të ndihen të sigurtë. Duhet të shërohet kjo plagë. Liria e fjalës shkon deri aty ku nuk kthehet në dhunë, por ka patur raste kur liria e fjalës së Kryeministrit ka shkuar te dhuna… më ka shqetësuar si çështje. Një Kryeministër që vjen me fjalën e parë e thotë media kazan, është vështirë ta riparosh. Duhet të krijojmë një mjedis më të lirë.'- tha Açka.
Kësaj deklarate, iu përgjigj kreu i grupit parlamentar i PS-së, Balla i cili e pranoi këtë fakt dhe tha se mes tyre duhet të ketë më shumë bashkëpunim për ta kapërcyer këtë problematikë.
Ndër të tjera Balla theksoi se vlerëson faktin se në poltikë të jashtme opozita dhe mazhoranca kanë të njëjtën dëshirë dhe pikëpamje për integrimin.
Pavarësisht rezultateve të mira që vendi ynë ka marrë nga raporti i KE-së, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se një pjesë e opozitës ndan të njëjtën qasje për poltiikën e jashtme me BE-në. Balla theksoi se duhet një punim bashkërisht për të mbrojtur të vërtetën nga shpifja. Por së pari duhet të pranojmë theksoi Balla se një pjesë e politikanëve s’duhet të rrinë në krah të pronarëve të medias të cilët nuk u paguajnë gazetarëve as sigurimet shoqërore.
‘Kam komente, jo pyetje. Lidhur me gjetjet, është një konfirmim i njohjeve të punës së bërë për vijimin e reformave në përparimin e tyre për integrimin në BE. Në përgjithësi ka përparim, s’ka kthim pas dhe në 32 kapituj nga 33 në total ka progres. Fusha është ajo e drejtësisë që është vlerësuar fushë me përparim të mirë. Jemi ndër vendet në proces, jemi vendi që ka procesin më të dukshëm. Fusha ku vijon vlerësimi më I mirë, është marrëdhënia me jashtë, siguria e mbrojtja. Nuk e fsheh, por një pjesë e opozitës ka të njëjtën qasje me politikën tonë të jashtme dhe 100% me politikën e jashtme me BE. Fusha ku duhet përqendruar puna, është liria e shprehjes. Ligji për mediat është tërhequr zyrtarisht.
Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mbrojtur të vërtetën nga shpifja. Ajo që ka nevojë Shqipëria është një media e lirë nga pushtetet, dhe një media të së vërtetës. Ajo që duhet të pranojmë të gjithë së bashku është që një pjesë politikanëve të mos rrinë në krah të pronarit të medias që nuk I paguan sigurimet shoqërore gazetarit.
S'ka munguar vullneti politik I qeverisë dhe mazhorancës për reformat që lidhen me integrimin.’- tha Balla.