Komisioni i Ligjeve debat për konkursin e Magjistraturës, Bardhi: Rakipi të vijë këtu, mbushi drejtësinë me patronazhistë! Reagon Majko: Po e politizoni

29 Prill, 12:14| Përditesimi: 29 Prill, 17:02

  • Share

TIRANE - Konkursi i pranimeve në shkollën e Magjistraturës u bë objekt debati sot (29 prill 2024) në komisionin e ligjeve. Nënkryetari i grupit të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi kërkoi që drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi, të thirret në Komisionin Ligjeve  për të sqaruar hijet e dyshimeve mbi këtë proces. Kjo hasi në kundërshti nga socialistët të cilët e konsiderojnë politizim apo tentativë për ndërhyrje flagrante në sistemin e drejtësisë.

Pjese nga debati

Gazment Bardhi: “Bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin në shkollën e magjistraturës. Sipas raportimeve në media, pa asnjë procedurë transparente janë shtuar dhe ndryshuar rezultatet ditë pas dite. Nga 70 konkurentë shkoi në një listë sa dyfishi I të parës, pa dhënë asnjë shpjegim apo argument të qënësishëm.  Nuk kuptohet pse ditën e parë ishin 70, në darkë u bënë 120 dhe të nesërmen 140 fitues.  13 persona që kan fituar janë në listen e patronazhisteve të PS. Nuk dua ti paragjykoi. Fakti qe eshte patronazhist nuk do te thote te mos beje karriere. Por duhet transparence. 

Si komision i Ligjeve të thërrasim në një seancë dëgjimore drejtorin e Magjistraturës për të kuptuar cfarë ka ndodhur. Kush ka ndërhyrë dhe pse është ndërhyrë. Kush kanë qenë problematikat që kanë sjellë dyshimin për mbushjen e shkollës së magjistraturës me një listë të re patronazhistës që do të dëmtonte systemin e drejtësisë. Nuk po dua të paragjykoj por duhet të informohemi. Ndodh për herë të parë që një process konkurues vishet me hije dyshimi e skandali. Është urgjente thirrja e seancës dëgjimore, nuk mund të mos bëjmë sikur nuk e kemi parë.”

Pandeli Majko: Shkolla e magjistraturës nuk varet nga Parlamenti. Ka institucione të tjera të strukturës së drejtësisë. E kuptoj shqetësimin por mos e politizoni për patronazhistë se është qesharake.  Është një sistem që nuk varet nga ne. Edhe të duam ne ta kontrollojmë nuk e kontrollojmë dot. Është ndërtuar në një mënyrë të tillë që nuk kontrollohet nga PS. Duke vlerësuar shqetësimin që keni, mendoj se situata nuk mund të politizohet. Thirrja e drejtorit të Magjistraturës është e tepërt dhe e paligjshme.

Toni Gogu: Forca politike të cilës i përket Bardhi, sa zbardh dielli deri në muzg përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, sa perëndon dielli i marrin magjistratët me libër shpije.

Çfarë ka ndodhur?

Faza e parë e testimit për studentët e Magjistraturës, shkollë e cila përgatit gjyqtarët dhe prokurorët u shoqërua me dyshime të forta në lidhje me përzgjedhjen e konkurentëve. Shkak u bë fakti se fillimisht nga 442 pjesëmarrës nga testi i korrigjuar nga pajisja scantron rezultuan 79 fitues. Më pas  u bë një rivlerësim dhe në përfundim rezultuan 131 kandidatë fitues. Në një prononcim për Report Tv drejtori Rakipi sqaron se gabimi teknik në pajisjes e scantron  megjithatë çështja po hetohet për të gjetur përgjegjësitë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 29/04/2024 14:02

    o legen, ku ishe kur ceceni e mbushi me shpellar te tipit gjin gjoni etj?! njeri mut, tjetri kak...

    Përgjigju
    • Axl: 29/04/2024 17:33

      Kokrre idiotit. E para ishte një fëmijë në atë që referon. Ky revanshizëm i joti është më keq se koha e plepave..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?