Politikë

PD ‘harron’ kushtet, bashkon votat me PS! ‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet në Kod, diaspora nuk do paguajë për postën! Rrëzohet votimi me ID të huaj

11 Shkurt, 14:19| Përditesimi: 11 Shkurt, 16:25

  • Share

TIRANË- Socialistët dhe demokratët bashkuan votat në Komisionin e Ligjeve duke votuar të gjitha kërkesat e KQZ-së që lehtësojnë votën e diasporës. Emigrantët nuk do të paguajnë asnjë lek për pagesën e postës për kthimin e votës në Shqipëri.

Por, PS nuk pranoi që të votojnë edhe ata emigrantë që nuk kanë fare dokumente shqiptare identifikimi.

Edhe pse Sali Berisha e kishte deklaruar këtë si kryekusht e pa të, nuk do të votonte asnjë tjetër, deputetët demokratët bënë të kundërtën.  Ata votuan afate të reja, bashkë me PS-në, për të dorëzuar emrat e kandidatëve që në 12 mars, në mënyrë që KQZ të prodhojë më shpejt fletën e votimi, për ta dërguar në kohë në diasporë.

PS i plotësoi opozitës kërkesën tjetër, që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. Ngelet për tu parë të enjten në seancë plenare nëse demokratët do ta ruajnë votën pro, kur pritet të vulosen rregullat e lojës për votën e 11 majit.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?