Komisioni i Ligjeve/ Miratohen ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi

15 Korrik 2019, 19:55| Përditesimi: 15 Korrik 2019, 20:35

  • Share

Komisioni i Ligjeve miratoi sot disa ndryshime në dy ligje të reformës në drejtësi, bëhet fjalë statusin e gjyqtarëve të prokurorëve dhe atë për organet qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ndryshimi i 22 neneve u bë jo vetëm nga mazhoranca, por edhe me votat e opozitës së re.

Pa këtyre ndryshimeve të bëra në dy ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ do u jepet mundësia të marrin masa disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.

"Në këshill janë miratuar të dy projetkligje, por i takon komisionit të ligjeve për t'i miratuar ata", tha Manja.

 Ndër të tjera, u thjeshtua emërimi i të diplomuarve nga magjistratura duke ndihmuar dhe në plotësimin e vakancave nëpër gjykata.  Por reforma në drejtësi mund të ndryshojë, pasi sipas kryetarit të komisionit të ligjeve, ligjet mund të korrektohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

"Mbetemi të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm edhe për sa i përket ndryshimeve të reformës në drejtësi", deklaroi Manja.

Këshilli i legjislacionit kishte më shumë se një vit e gjysmë që nuk arrinte në vendimarrje dhe pse ekspertët e forcave politike kishin përgatitur drafte si pasojë e bojkotit të gjatë dhe në fund djegies së mandateve nga PD dhe LSI.  Miratimi i këtyre ndryshimeve  kërkon 84 vota nga parlamenti i Shqipërisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?