E pyetur nga Enkelejd Alibeaj, zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se është hera e parë që lidhet një marrëveshje e posaçme ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Kjo i hap rrugë bashkëpunimit të mëtejshëm”, tha ajo.
Alibeaj tha se kjo marrëveshje duhet të ishte kërkuar nga qeveria shqiptare.
"Kush kryen krime, pas disa kohësh fillon e ndihet se është në Dubai. Ky fenomen ka filluar prej shumë kohësh. Duhet të kishte një kërkesë nga qeveria shqiptare drejt Emirateve të Bashkuara, por marrëveshja është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe", u shpreh Alibeaj.
Në përfundim, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, u miratua.
Lajmi kryesor:
Komisioni i Ligjeve, miratohet marrëveshja Shqipëri-Britani për emigracionin, me Emiratet e Bashkuara kundër terrorizmit, me KE-në për asistencën financiare
D.GJ/r.k./ReportTv.al