Politikë

Komisioni i Medias/ ‘Çmendet’ Leka Bungo: RTSH të mbyllet 6 muaj, punonjësit rrinë në kafe! Televizioni kërkon 470 mln lekë shtesë, Zhupa: SPAK të hetojë!

5 Nëntor 2021, 14:39| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 16:02

  • Share

Ndërkohë që RTSH kërkoi në komisionin e medias 470 milionë lekë të rinj shtesë përveç 618 milionëve që janë parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, në Komisioin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetët e opozitës, por edhe ata të maxhorancës, hodhën akuza për korrupsion, nepotizëm në punësime dhe keqmenaxhim të financave referuar raportit më të fundit të KLSH.

"SPAK të vijojë hetimet të çojë në burg drejtues të tjerë që kanë abuzuar", u shpreh Ina Zhupa.

Nga ana tjetër, nënkryetari i komisionit, Petro Koçi tha se duhet një administrtum më i shëndetshëm i financave në këtë instititucione.

"Çdo familje në Shqipëri paguan një taksë që rëndon në buxhetin e tyre. Ky mirëbesim duhet justifikuar. Të ketë më shumë integritet në menaxhimin e financave të RTSH", u shpreh ai.

Ndonëse kishin ardhur për të kërkuar para shtesë, Kryetari i Këshillit drejtues të RTSH, Leka Bungo në mënyrë paradoksale pranoi se situata në këtë institucion është e keqe pasi siç tha ai gjysma e punonjësve qëndrojnë në kafe. Për këtë arsye ai bëri një propozim radikal.

"Propozoj, menndoj që RTSH të mbyllet 6 muaj dhe të gjithë punonjësit të ikin dhe të kthehen vetëm ata që duhet të rikthehen. Një periudhë 6 mujore është e domosdoshme. Kemi 1300 punonjës. Shumicën i gjeni në kafe. Po kur dal i shoh më vjen mua turp, jo atyre, se ata s kanë turp. Kjo duhet të bëhet nga ju me ligj. Kjo do kurajo, kjo do besim, profesionalizëm", theksoi ai.

Përveç kritikave për mungesën e shikueshmërisë, drejtuesit e TVSH u përballën me deputetet edhe për akuzat për imoralitetin.

Gjatë seancës dëgjimore, drejtuesit e RTSH kërkuan 400 milionë lekë për digjitalizimin e arkivës, 60 milionë për mirëmbajtjen e rrjetit të digjitalizimit dhe 10 milionë lekë të reja në vit për orkestrën simfonike dhe kinematografisë.

Ora 13:26
VIDEO/ 'Je akuzuar për korrupsion dhe imoralitet', drejtori i komanduar i RTSH i përgjigjet PD në Komisionin për Mediat: Portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore

I pranishëm në Komisionin e Medias, Drejtori i Përgjithshëm i komanduar i RTSH-së, Martin Leka, i është përgjigjur akuzave për korrupsion dhe imoralitet. Ishte deputetja e PD-së, Eralda Bano që i drejtoi atij pyetjen se nëse ndjenë përgjegjësi për këto akuza të hedhur andaj tij, por që Leka i konsideroi akuza nga 'portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore".

 Akuzat për korrupsion ai i mohoi, duke theksuar se dërgon në shtëpi vetëm rrogën, ndërsa u shpreh i gatshëm për t'u hetuar.  

"Për akuzat…. nëse i referoheni një portali që mund ta quaj terrorist, për korrupsionin ka organe kompetente, unë dërgoj në shpi vetëm rrogën time, jam i hapur ndaj kujtdo të bëjë çdo denoncim për personin Martin Leka për korrupsion. Këtu të bëjnë me 700 të dashura etj etj., por këto janë portale terroriste që terrorizojnë edhe kalamajtë në shpi, duke iu çuar atyre dashnoret në krevatin e gruas", tha ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/11/2021 01:07

    Ketu ku jetoj une TV publik=RTSH,mbahet me donacione nga fondacionet dhe njerezit e thjeshte.Nuk kane reklama si TV e tjera,por programet jane me cilesore.E gjithe permbajta e programeve eshte komplet ndryshe nga te tjerat,p.sh ketu mund te shohesh dhe shfaqje opere,baleti,teater,pa llogaritur dokumentaret,koncertet,etj.Eshte i vetmi qe ka te drejten e transmetimit te Koncertit te Vjenes.Z.Bungo te mos kerkoje mbylljen e RTSH,por pushimin nga puna te atyre qe gjate orarit te punes i gjen ne kafene.Mendoj qe RTSH do te ishte mire te kishte brenda ambienteve te saj nje dhome ku punonjesit te hane dreken e pajisur me kafene.Keshtu punonjesit do te ishin brenda territorit te punes dhe nuk do livadhisnin ne kafene te paditura gjate orarit te punes.Orari i punes dhe punonjesit do te menaxhoheshin me mire nga eproret ne kete menyre.Po te vonoheshin pertej orarit te caktuar per pushim,mund te therriteshin te riktheheshin ne vendin e punes nga eproret,menaxheret,ose supervisoret perkates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?