Gjyqtari Kastriot Gramshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin Kastriot Gramshi

25 Mars 2022, 12:01| Përditesimi: 25 Mars 2022, 12:12

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për Kastriot Gramshin, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Kastriot Gramshi ka punuar si pedagog i së drejtës penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar i republikës së Shqipërisë në vitin 2014. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Gjyqtari Kastriot Gramshi u përball me vetingun me 24 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, sot KPK e konfirmon në detyrë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?