Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rreshtohet kundër Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion që u miratua një ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës, të cilin e sheh si një përpjekje të Ramës për kapjen e drejtësisë.
Edhe Meta sugjeroi bojkot, duke thënë se nëse opozita merr pjesë në këtë komision legjitimon ‘Ramaformën’.
“Të marrësh pjesë për të legjitimuar ‘Ramaformën’, që shkatërroi reformën pasi uzurpoi institucionet e reja të drejtësisë në mënyrën më antikushtetuese, që nga zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme me 69 vota, që nga betimet e anëtarëve të GJK te Lana, e tani të kalosh nga komisioni i reformës që ishte 5 me 5, te komisioni i Ramës për të legjitimuar ‘Ramaformën’ me kontroll absolut të mazhorancës është gjëja më e turpshme dhe skandaloze, askush nuk e ka penguar Ramën për të luftuar korrupsionin. Ka patur më shumë instrumente se Ramiz Alia”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Komisioni Antikorrupsion, Shehi: PS presion SPAK, opozita ta bojkotojë! Meta: Pjesëmarrja legjitimon 'Ramaformën'
SI.E.//ReportTv.al