Raport i Dick Marty/ Komisioni i Posaçëm kërkon informacione nga 3 ministri, Olsian Çela dhe SHISH! Afat deri 11 janar 2021

18 Dhjetor 2020, 16:51| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 21:15

  • Share

TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dick Marty u është drejtuar 5 institucioneve për të marrë informacione mbi bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas me EULEX.

Report TV mëson se kryetari i Komisionit, Ulsi Manja i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe SHISH.

Komisioni që synon të dalë me një raport për gjetjet e Dick Marty-t dhe vërtetësinë e tyre, kërkon nga ministritë informacione që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me misionin e OKB në Kosovë, UMNIK dhe më pas EULEX.

Nga SHISH, Ulsi Manja kërkon që t’i vendosë në dispozicion kopje të dokumenteve që disponon lidhur me objektin e punës së komisionit.

Ndërsa në letrën dërguar Olsian Çelës, Ulsi Manja kërkon nga Prokuroria t’i vendoset në dispozicion çdo dokument që lidhet me ekzekutimin e letër-kërkesave të EULEX në Shqipëri dhe me veprimtarinë e kësaj Task-Force të bashkërenduar nga Prokuroria.

 Të gjitha këto institucione që kanë marrë kërkesën për informacion kanë afat deri në datën 11 janar për ti dorëzuar Komisionit të Posaçëm gjithë dokumentacionet përkatëse të cilat pritet të shqyrtohen në mbledhjet e ardhshme që priten të rinisin në janar.

Po ashtu, në fillim të vitit të ri pritet të zhvillohen dhe seancat dëgjimore në varësi të informacioneve të sjella nga institucionet e mësipërme.  Kujtojmë që në mbledhjen e fundit u kërkua seancë dëgjimore dhe me ish-anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?