Partia Socialiste ka vendosur të dërgojë si anëtarë në Komisionin e Posaçëm për ngritjen e KQZ-së së re, Alket Hysenin dhe Adnor Shametin, të cilët së bashku me Damian Gjinkuri do të jenë anëtarët e mazhorancës në këtë komision parlamentar.
Pas dy opozitave, edhe Partia Socialiste nuk vonoi për t’ju përgjigjur thirrjes së Gramoz Ruçit. Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Adnor Shameti do të jenë tre anëtarët e tjerë të Komisionit të posaçëm në që do zgjedhë anëtarët e KQZ-së së re.
Gjatë një interviste për Report Tv, Hyseni tha se po punohet me ritme të shpejta dhe se puna nuk është ndalur asnjëherë për ngritjen e strukturave të reja të zgjedhjeve, në një kohë kur vetëm pak muaj na ndajnë nga mbajtja e tyre në 25 prill 2021.
“I janë përcjellë kryetarit të Kuvendit emrat për konfigurim e Komisionit të përzgjedhjes së trupave të KQZ-së, të cilat do të jenë struktura drejtuese të KQZ. Është vepruar në optimum të mandateve për shkak të daljes së datës së zgjedhjeve parlamentare dhe për te qenë shpejt me afatet, marrjen e vendimeve sa më të shpejta dhe organizimin e punës nga KQZ-ja e re", tha Hyseni.
Për herë të parë që pas djegies së mandateve PD po rikthehet në Kuvend. Për mazhorancën kjo dëshmon vendimmarrjen e gabuar të Bashës, dhe tolerancën e PS.
"Më në fund Partia Demokratike dëshmoi se ka gabuar në vendimmarrjen e saj për të lëshuar institucionet. Tashmë e ka kuptuar dhe ka ardhur në institucione. Kjo mundësi iu krijua falë tolerancës së mazhorancës për të krijuar institucione së bashku dhe për mos pasur kontestime për zgjedhjet parlamentare", tha Hyseni.
E përveç ngritjes së KQZ së re, mazhoranca dhe opozita do duhet të punojnë edhe për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor në funksion të zgjedhjeve parlamentare. Ndonëse në limit të kohës, deputeti Hyseni thotë se ndryshimet e nevojshme do të realizohen, edhe pa bashkëpunimin e PD.
“Unë nuk mund të them që është optimum, duhet t'i kishim bërë më herët, por përsëri ka kohë për ti përmbushur këto detyrime. Puna nuk është ndalur. Uroj dhe shpresoj që opozita nuk ka vazhduar me zakonin e pushimeve pafund dhe gjumit të përhershëm por dhe opozita të ketë përgatitur qëndrimet e saj që ti përmbyllim sa më shpejt këto ndryshime me procedurë të përshpejtuar”, tha Hyseni
Tashmë, komisioni i posaçëm që do zgjedhë anëtarët e KQZ është kompletuar dhe pritet miratimi nga Kuvendi. Opozita jashtë kuvendit ka dërguar si përfaqësues Oerd Bylykbashin ndërsa opozita parlamentare ka zgjedhur Myslim Murrizin dhe Edmond Stjojkun. Të 6-të anëtarët do duhet të ngrenë KQZ-në e re deri në 19 tetor.
Hallall, kjo tregon se sa peshe ze fjala ambasadores se ShBA, zonjes Kimete. Ja sinjali pare, rilindja zgjedh njerezit me te nderuar, te pastester te shkolluar, intelektuale te nderuar. Hajde more rama hajde, ngado te kthehesh te bien surratit mosntrat dhe kontrabandistet, hajdutet e trafikantet. Keta te tre qe ke zgjedhur jane misherimi i ketyre virtyteve. Good luck!
Përgjigju