Komisioni i Rithemelimit

Komisioni i Rithemelimit kallëzon kreun e Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllanin

19 Maj 2022, 15:05| Përditesimi: 19 Maj 2022, 17:35

  • Share

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës ka bërë kallëzim penal për kreun e gjykatës së Tiranës Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili duke i akuzuar për shpërdorim detyre.

'Rithemelimi' bëri kallëzimin ndaj tyre me arsyetimin se nuk u ka dhënë vendimin për pranimin e ankimimit të Alibeajt.

"Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës së diel, dhe në mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj. Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo i cili me veprime te paligjshme tenton të ndikoje proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit qe mban", thuhet në njoftim.

Përmes një vendimi të datës 22 prill, gjyqtarja Muça rihapi çështjen e kontrollit të PD. Ajo pranoi ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD perfaqesuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022.

Nga ana tjetër, Ivi Kaso i Rithemelimit ka ankimuar vendim e ka ankimuar në Apel vendimin për pranimin e Enklejd Alibeajt si palë në këtë çështje. Në prag të një vendimi nga Apeli për çështjen e kontrollit të PD-së Sali Berisha ka rritur presionet ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se vendimi gjyqtares Blerina Muça për njohjen e Alibeajt si palë në proces është i paligjshëm dhe kjo sipas tij tregon që drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, por nga ana tjetër i bën presion edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Akuza të Komsionit të Rithemelimit u është përgjigjur edhe Gjykata duke i konsideruar të papranueshme. Apeli thotë se këto sulme janë ndërhyrje të drejtpërdrejta përpara marrjes së vendimeve nga gjykatat dhe se janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërish.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?