Komisioni i Shëndetësisë, deputetët e PS ftesë opozitës për vizita në institucione zbatuese

10 Maj, 13:55| Përditesimi: 10 Maj, 15:52

  • Share

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, nëpërmjet një shkrese zdrejtuar kryetares së Komisionit, Albana Vokshi kanë ftuar përfaqësuesit e opozitës në këtë komision të zhvillojnë së bashku vizitat në institucionet zbatuese të kontratave objekt i hetimit parlamentar.

Njëkohësisht kanë informuar strukturat administrative të Kuvendit që të marrin masa logjistike, administrative dhe financiare për lëvizjen e deputetëve dhe dokumentimin e vizitave. 

“Duke ripërsëritur edhe një herë tjetër vullnetin e mazhorancës në Komisionin Hetimor parlamentar, për të zbatuar vendimin e Kuvendit të datës 21.03.2024, në zbatim të Planit të Hetimit të miratuar në mbledhjen e datës 25.04.2024 dhe kalendarit bashkëlidhur tij, ne anëtarët e komisionit kemi planifikuar vizita në institucionet shtetërore përfituese të dy kontratave objekt i hetimit parlamentar, si dhe intervistimin e mundshëm të drejtuesve përkatës, sipas programit bashkëlidhur”, thuhet mes të tjerash në shkresën e anëtarëve të mazhorancës.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?