Politikë

Komisioni i Sigurisë/ Ministri i Brendshëm: Policët që punojnë jashtë vendbanimit do marrin deri në deri në 150% të pagës aktuale

5 Nëntor 2021, 14:28| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 16:41

  • Share

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se vitin e ardhshëm, të gjithë policët që punojnë jashtë vendbanimit, do të marrin deri në 150% të pagës aktuale. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ku prezantoi buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm, theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë.

 “Viti që vjen në formën e shpërblimit do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Nga kjo rritje sot përfitojnë 1179 efektivë të policisë pasi në këtë skemë do përfshihen të gjithë efektivët nga inspektori deri në një stad të caktuar, të cilët punojnë jashtë vendbanimit”, u shpreh ministri.

Ai sqaroi se llogaritja e shpërblimeve do të bëhet në bazë të kilometrave.

“Nga 20 deri në 60 kilometra largësi, do të përfitojnë 20% më shumë mbi pagën, nga 61-120 km, do përfitojnë 30% më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore”, sqaroi Çuçi.

 

 

Ora 14:18
Diskutohet buxheti i policisë, deputetja e opozitës: Keni parashikuar para për gaz lotsjellës?! Ministri: Mund të protestoni lirisht

Në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm.

Në momentin e pyetjeve nga deputetët, përfaqësuesja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj në tentativë për të bërë ironi e ka pyetur ministrin nëse kanë parashikuar buxhet për të blerë gaz lotsjellës.

"Apo ka boll Serbia gaz për të mbytur shqiptarët? Apo ju jeni më zemërmirë se paraardhësi juaj Lleshaj", tha Metaliaj.

Ministri Çuçi iu përgjigj shkurt: "Jo, kështu që mund të protestoni lirisht".

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?