Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor.
Me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.
Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.
Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.
Lajmi kryesor:
Komisioni për 'TIMS', miratohet me shumicë votash plani hetimor i PS! Rama nuk thirret si dëshmitar
G.K/ReportTv.al