Jorida Tabaku, sot te Komisioni për Çështjet Europiane

Komisioni për Çështjet Europiane/ Tabaku: Pse po hapet ambasada në Indi pas mbylljes? Hasani: Po bëhet fuqia e tretë ekonomike, në Indonezi e hapim për Kosovën

11 Nëntor, 10:03| Përditesimi: 11 Nëntor, 10:12

  • Share

1731314297_joridatabaku.png

Jorida Tabaku, sot te Komisioni për Çështjet Europiane

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur disa shqetësime në mbledhjen e sotme, duke trajtuar edhe çështjen e rihapjes së Ambasadës shqiptare në Indi.

Ajo kujtoi faktin se dikur kjo ambasadë ishte funksionale dhe u mbyll, duke ngritur pyetjen për arsyet përse po hapej sërish.

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, shpjegoi disa nga arsyet jo vetëm për hapjen në Indi, por edhe në Indonezi, Kenia dhe Nairobi.

“Siç e dimë India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për t’u bërë vendi i tretë. E vërtetë ajo që thatë ju zonja kryetare se është hapur dhe mbyllur dhe me arsye banale në atë kohë, por duam të forcojmë marrëdhëniet, diplomatike dhe ekonomike, në të mirë të vendit, ndaj edhe po hapet përsëri. Edhe në Indonezi i njëjti qëllim, ai është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe duam qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen e Kosovës. Ka munguar përfaqësimi diplomatik shqiptar edhe në Nairobi dhe Kenia dhe ka arsye për hapjen e tyre. T‘i përgjigjemi gjithë zhvillimeve nevojave dhe kërkesave që vendi ka dhe ky është qëllimi”, tha Hasani.


Lajmi kryesor:

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën, debate në komision! Hasani: Shoqëruan kryeministrin, e kanë detyrim, s'pati flamuj as logo partiake! Tabaku: U sulmua opozita


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?