Ilir Meta

Politikë

Komisioni për Metën/ Presidenti: Spostimi i vëmendjes nga 13 tetori nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës

3 Shtator 2019, 13:02| Përditesimi: 3 Shtator 2019, 13:13

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së komisionit hetimor për kreun e shtetit. Përmes një reagimi zyrtar Meta shprehet se kjo është një propagandë anti-President që ka për qëllim të spostojë vëmendjen nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore. Kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së komisionit hetimor për kreun e shtetit.

Reagimi i plotë

Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

Komento

Komente

  • Populli: 03/09/2019 15:28

    O hajdut o kriminel po e sheh se po ye vjen fundi ske ku vete vecse tek 313-ta aty e ke vendin haqet e ketij populli ďo te te zene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?