Komisioni për Reformën Zgjedhore miraton programin, në shqyrtim edhe nëse do të ketë ndryshime në hartën territoriale! Vasili kundër: T’i përmbahemi objektit të punës

3 Tetor 2022, 16:36| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 17:06

  • Share

Miratohet kalendari i punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, pjesë e të cilës do të jenë edhe ndryshimet eventuale të hartës territoriale të vendit. Këto ndryshime që zgjerojnë punën e komisionit, nxitën debate. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke votuar kundër ndryshimeve, u shpreh se objekti i punës së këtij komisioni është i qartë, shtimi i punës do të zvarriste pa fund punën e komisionit.

"Nuk mund të merremi me çdo ndrysim që vjen nga çdo komision. Objekti jonë është i qartë, adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHT. Është shumë e rëndësishme të zgjidhen të gjitha problematikat e shfaqura në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe kemi shumë për të bërë në këtë drejtim.  Nuk jemi këtu për pazare, më jep këtë, që të të jap atë. Duhet të jemi serioz. Nëse doni të veproni me votë vazhdoni!" - tha Vasili.

Edhe Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu rezervat e tij.

"S’ka njëri të drejtë ekskluzive, për të gjithë mund të japin propozimet e tyre. Grupi duhet të sjelli një draft të përbashkët, duke sjell dakortësitë dhe mos dakordësitë tona. Edhe vendimi i gjykatës kushtetuese është për t’u ndjekur nga ne. Nëse ju keni rëndë dakortë, vijoni me atë që keni rënë dakortë, por mos e quani komision, pasi do të jemi në kushtet kur kemi vetëm një palë", tha Mediu.

Pas debateve, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, Deputeti Socialist, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, gjetën dakortësinë pë axhendën e komisionit.

"Jam dakord me faktin që skemi ps të presim përfundimin e punës të refomrës territoriale, i kemi bërë propozimet tona, ndërsa presim vendimin e mazhorancës dhe mund të punojmë që tani edhe për lokalet", tha Alibeaj.

"Atëherë, lënda burimore nga vijnë propozimet janë rekomandimet e OSBE, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe çdo grupim këtu, çdo deputet ka të drejtë ta mbështesi...30 tetori është afat shumë i mirë për ti reflektuar këto ndryshime", tha Gjiknuri.

Kalendari i miratuar i komsionit të reformës zgjedhore ka 13 pika. Njëra prej pikave, është ajo që lidhet me reformën territorial, propozimet e të cilës duhet të ezaurohen brenda 30 tetorit.  Dy pikat që pritet të diskutohen janë, vota preferenciale për anëtarët e këshillit bashkiak, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuse, dhe së dyti, ndryshimet ligjore për mënyrën e përfaqësimit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Pika e fundit, drafti final i këtij komisioni duhet të jenë gati brenda periudhës 16 shkurt-8 mars 2023

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?