Politikë

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligj-zbatuese

8 Maj 2021, 12:00| Përditesimi: 8 Maj 2021, 13:18

  • Share

Myslim Murrizi, anëtar i këtij Komisioni ka kërkuar që të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione dhe tek Agjencitë ligj-zbatuese.

“Të kërkojmë informacion tek agjencitë ligj-zbatuese. Tek hapat procedurale që do të ndiqen nga komisioni. Do doja që në emër të komisionit, t’i kërkohej informacion zyrtarisht agjencive ligjzbatuese, SHISH, Anti-Terrori etj për t’u njoftuar ne si komision se çfarë informacionesh kanë pasur këto agjenci ligjzbatuese gjatë 30 ditëve fushatë. Çfarë ndikimi kanë pasur në kontingjente deklaratat e presidentit për nxitje dhune. Si e kanë parë ata situatën në underground?”- deklaroi Murrizi.

Ai shtoi se këto informacione nuk ka pse të bëhen publike.

"Mendoj, siç thotë edhe kodi, për pjesën e materialeve që vijnë nga agjensitë ligjzbatuese, nuk ka përse të bëhen publike. Po mos t’a bëjmë shumë hermetike se duke mos dhënë asnjë lloj informacioni se çfarë po bëjmë, duket sikur çfarë po bëjmë, sikur po bëjmë ndonjë puç shteti. Ndoshta ka pasur takime me individë të cilët mund të shkaktonin dhunë, por gjithsesi ne do të respektojmë ato çfarë do të vendosen nga agjensitë ligjzbatuese”, tha Murrizi. 


Lajmi kryesor:

Konstituohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës! Hyseni: Përtej politikës, do bazohemi te Kushtetuta! Murrizi: Të kërkojmë informacion te agjencitë ligjzbatuese


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?