Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?

24 Prill, 11:03| Përditesimi: 24 Prill, 14:48

  • Share

Zbulohet dokumenti zyrtar që Komisioni Parlamentar i Hetimit për skandalin TIMS i ka nisur drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Report Tv, komisioni i ka kërkuar Rrumbullakut shpjegime, se si ish-drejtori i Departamentit të IT-së, është emëruar me gradën "drejtues i parë" pranë uniformave blu.

Ndër të tjera, Rrumbullakut i kërkohet të tregojë si dhe kur është vënë në dijeni për skandalin e sistemit TIMS. Burime pranë policisë bëjnë me dije se Rrumbullaku është vendosur në dijeni nga një vartës i Ervin Muçës, i cili përmes një emaili e ka vendosur në dijeni për praktikën e paligjshme të kopjimit të të dhënave të TIMS.

Pas këtij vendimi, Rrumbullaku e ka pezulluar për pak ditë Muçën dhe më pas e riktheu në detyrë, post që e mbajti deri pak ditë më parë kur u pezullua me vendim gjykate dhe u la në "arrest shtëpie". Komisioni i kërkon Rrumbullakut si e ka emëruar Ervin Muçën si drejtor departamenti dhe a është zbatuar ligji për pozicionet e veçanta.

Ndër të tjera ky komision kërkon të dijë për mënyrën e emërimit të Besjon Tanuzit, Ervina Gjanës dhe Enri Ndonit, pasi dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e TIMS.

 

Kerkesa drejtuar Rrumbullakut

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur: 24/04/2024 14:31

    O Rrumbullak Strumbullak, ça përgjigje do japësh o i uruar?! Ti ske asnjë nga ato dokumente që të kërkojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?