Zgjedhjet e pjesshme vendore/ KQZ përcakton anëtarët e partive në KZAZ-të! PS 3 anëtarë, PD 2 dhe LSI 1! Anëtari i shtatë hidhet me short

24 Janar 2022, 12:14| Përditesimi: 24 Janar 2022, 17:14

  • Share

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përcaktuan mënyra se si do të konstituohet Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në 6 bashkitë ku do të kryhen zgjedhjet e pjesshme vendore. Duke qenë se kryetarët e zgjedhjeve do të kenë vazhdimin e mandatit të vitit 2019, dhe mandati i tyre përfundon në vitin 2023, pra nuk është mandat i plotë, do të zbatohet formula që është aplikuar në zgjedhjet që janë bërë në vitin 2019.

Pra ndarja e anëtarëve do të jetë si më poshtë: PS 3 kandidatura si e vetmja parti e shumicës parlamentare; PD 2 dhe LSI 1 anëtar si parti të opozitës parlamentare. Partitë e tjera të opozitës parlamentare PDIU dhe PSD nuk do të kenë përfaqësues.

Anëtari i shtatë u hodh me short, ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.  Në zgjedhjet vendore të 6 marsit, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste. Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.

"Nga shorti del KZAZ me numër cift, që do të thotë se PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ çift, tek KZAZ nr 26 Bashkia Vorë. Ndërsa në dy bashkitë e tjera, Bashkia Dibër KZAZ 19 dhe Bashkia Rrogozhinë KZAZ 43, anëtari i shtatë do propozohet nga PS”, tha sekretari i KQZ.

KQZ vendosi gjithashtu se PS do të propozjë Sekretarin në KZAZ ku zv. kryetari do të jetë i PD  dhe PD do të propozjë Sekretarin në KZAZ ku zv. kryetari do të jetë i PD.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?