Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!

1 Nëntor, 13:17| Përditesimi: 1 Nëntor, 16:38

  • Share

KQZ lehtëson kushtet për votën e diasporës, duke lejuar që të sjellin një dokument të çfarëdoshëm, që e lidh me adresën ku do të marrë fletën e votimit.

Emigrantët nuk do të jenë të kufizuar vetëm tek pronësia e shtëpive, apo kontratat e qirave. Komisioni Rregullator mori parasysh propozimet e shoqatave të diasporës.

Që emigrantët të votojnë, do të duhet të ngarkojnë online në KQZ një dokument që të provojnë se banojnë aty ku ata kërkojnë t’ju shkojë zarfi me fletën e votimit.

KQZ ka miratuar një listë me disa dokumente të cilët janë të pranueshëm, kryesisht pronësi banese, kontrata qiraje apo fatura shërbimesh.

Nëse ndonjë emigrant ka ndonjë dokument tjetër i cili nuk është në këtë listë, ai do të pranohet nga KQZ.

Gjatë diskutimeve, u ngrit edhe çështja e përfshirjes së dokumenteve të tjera për të provuar adresën ku tërhiqet apo dërgohet vota për Diasporën.

Helga Vukaj tha se “duhen edhe vërtetime bankare që përmbajnë adresën e banimit, pasi lista nuk është shteruese”.

Kurse Ilirjana Nano shtoi se “edhe patenta kur përmban adresën e banimit, ose çdo dokument tjetër i cili provon adresën dhe është lëshuar në shtetin e huaj, qoftë edhe private”.

Muharrem Caka u shpreh se nuk duhet noterizim apo përkthim i aktit, kurse dokumentet pranohen në atë gjuhë që janë lëshuar.

Zgjerimi i listës së dokumenteve që pranohet, u bë pas negociatave me shoqatat e diasporës.

Megjithëkëtë, KQZ ende ka sytë nga Parlamenti, për ndonjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, që do të jepte më shumë kohë për votën e emigrantëve.

Ligji aktual lë pak kohë në dispozicion që fleta të shkojë tek emigranti, e të kthehet në Shqipëri e plotësuar, brenda datës së zgjedhjeve.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nari: 01/11/2024 14:29

    do ju jap k ne g .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?