Ka nisur punë komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Gjatë mbledhjes së komisionit ka pasur një përplasje ndërmjet kryetarit të komisionit Ervin Salianjit dhe deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.
‘Kryetar mos u përfshini politikisht. Kjo marrëveshje mes PS dhe PD-së keni qenë kundër dhe keni thënë se çfarë janë këto dy komisione... ju sfidoj a keni seriozisht këtë punë?’- tha Qefalia.
Salianji, tha se është bërë një ndërhyrje në sistem që i shërben grupeve kriminale. Duke ju përgjigjur Qefalisë, ai tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.
‘Kjo nuk ka asnjë lidhje me rritjen çmimit të sheqerit. Të gjithë personat thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në ‘TIMS’! Salianji: Do të shikoni spektakël të zi! Të thirret Rama! PS: Edhe Basha edhe Berisha
M.Q./ReportTv.al