Komisioni ‘TIMS’, PS braktis mbledhjen: S’mund të ketë vendime të njëanshme! Salianji: Shqetësimi juaj, të ndaloni kërkesat për informacion

15 Prill, 16:51| Përditesimi: 15 Prill, 22:53

  • Share

Mbledhja e katërt e komisionit hetimor për sistemin “Tims” përfundoi me braktisjen e sallës nga socialistët. Për më shumë se një orë  opozita dhe mazhoranca u përplasën për listën me kërkesat për informacion që duhet t’i drejtohen institucioneve publike në ndihmë të hetimit parlamentar, e që sipas socialistëve u miratua në mënyrë “Tinëz” pa praninë e të gjithë deputetëve të tyre.

“Ne kishim për të votuar ne mbledhjen e kaluar kërkesat te cilat u paraqiten nga dy eksperte të këtij komisioni dhe ne kërkuam kohe. Sot kanë ardhur kërkesat. Te indinjuarit duhet të jemi në që sot të asgjësuar nga e drejta e votës”- tha Gogu.

Por kërkesa për anulimin e votimit, për Ervin Salianjin  ka vetëm një qëllim, bllokimin e kërkesave për informacion.

“Diskutimi po bëhet vetëm për një gjë, si të mos shkojnë kërkesat për informacion drejtuar drejtorit të policisë, SHISH, kryeministrit. Kërkesat për informacion të konceptuara nga dy ekspertët dhe të miratuara me vendim të ndërmjetëm, nuk ka justifikim, jo isha ne tualet, jo ishte sëmurë gjyshja.

Duke e bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga vendimi i së premtes, Salianji u dha edhe një paralajmërim.

‘Ju nuk doni të çoni shkresat për informacion dhe duam. Ju keni votuar kundër!. PS ka qëllim që me komisionet hetimore të bllokojë hetimet! Doni thellësisht që rast pas rasti të bllokoni punën e këtij institucioni. Ne i kemi përparime nuk i kemi siç i keni ju. Nëse doni ta bllokoni jeni të drejtën tuaj, por nëse do të bllokoni kërkesat për informacion do të shkoj në dyert e institucioneve të drejtësisë dhe mos bëjmë lojëra këtu. Po kërkohet të zbatohet ligji, janë kërkesa për informacion. Ju vini dhe bëni politike. Këto kërkesa për informacion nuk bllokohen dot, se mban përgjegjësi kush i bllokon.’- tha Salianji.

‘Votojmë sot, kur të na jepet mundësia, sipas rendit të ditës çdo kërkesë për informacion. Mos sillni kulturën e asgjësimit të të drejtës së votës. Na jepni mundësinë që të votojmë.’- tha Gogu.

Kërkesat e për informacion miratuar në seancën e së premtes nga opozita:

Kryeministria, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DISK).

Ora 20:37
‘TIMS’/ PS braktisi mbledhjen, Salianji: Kërkuan të bllokojnë punën pasi kanë gjëra për të fshehur

Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të sistemit TIMS, kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se, si pasojë e frikës nga kërkesat për informacion të përpiluara nga ekspertët e komisionit në zbatim të ligjit dhe të planit paraprak të deklaruar të hetimit, PS bojkotoi mbledhjen nga frika se duhet të jepnin llogari.

Sipas Salianjit, PS kërkon të bllokojë punën e Komisionit Hetimor dhe nuk duan që të diskutohet në publik pasi kanë gjëra për të fshehur, si dhe të pengojnë punën e bërë nga ne.

Pas përfundimit të mbledhjet, Salianji gjithashtu ka reaguar edhe në rrjetin e tij social facebook ku e ka quajtur këtë akt të bërë nga pala socialiste të papranaueshëm dhe një keqpërdorim për elementë kriminalë.

Reagimi i plotë gjatë mbledhjes:

Po e rinisim mbledhjen jo pas 5 minutash, por shumë minutash dhe siç e shihni kolegët e PS të frikësuar nga kërkesat për informacion të përpiluara nga ekspertët e këtij komisioni në zbatim të ligjit dhe të planit paraprak të deklaruar të hetimit, sipas afateve të parashikuara ikën si djalli nga frika se institucionet do të jepnin llogari.

Llogarinë do ta japin një më një, sepse ajo vendimarrje është marrë nga ky komision me vendim të ndërmjetëm. Kërkesat apo ankesat, apo qurravitjet që kemi qenë në tualet, kishim temperaturë, ishim të sëmurë, kishim sëmurë gjyshen, nuk e kishim mendjen, bëmë ironi, na falni se e kishim padashje, nuk hyn në punë. Me këtë metodë kanë vjedhur dhe kanë shkatërruar Shqipërinë.

Kërkesat për informacion drejtuar institucioneve të miratuara nga ky komision me veprim të ndërmjetëm do të depozitohen ashtu siç janë.

PS nëse do të bllokojë punën e Komisionit Hetimor, e dinim që në nisje që këtë variant do bëjnë, kam përshtypjen që do kthehen me një këmbë siç ka ndodhur edhe herë tjera, që hyjnë me mendtë e tyre dhe dalin me mendtë e të tjerëve nga telefonatat.

Nuk kërkojnë që të diskutohet në publik, por kërkojnë që të diskutohet në vende tjera, është qartësisht e dukshme se kush ka gjëra për të fshehur.

Në zbatim të pikës 1 të ditës së sotme ishte: miratimi i kërkesave për informacion të propozuara nga dy ekspertët e tjerë.

Pra, mesa duket ne nuk kemi asnjë problem për punën. Dy ekspertët e tjerë të komsionit në ditën e përcaktuar dhe të kaluar me dakordësi, sepse anëtarët dhe përfaqësuesit e PS ishin në këtë komision me këtë rend dite, nuk kanë pas kërkesa tjera për informacion.

Në këtë kuptim i gjithë shou dhe zhurma që qenka bërë deri tani është bërë se këta nuk kanë asnjë punë dhe nuk kanë punuar, përveçse të pengojnë punën kemi bërë ne.

Do i lutesha sekretariatit që gjithë kërkesat për informacion të miratuara me veprim të ndërmjetëm të këtij komisioni, pavarësisht mosvullnetit të përfaqësuesve të PS të depozitohen ashtu siç e parashikon ligji dhe të dërgohen te të gjitha institucionet që është parë e domosdoshme nga dy ekspertë të këtij komisioni që i duhen si informacione për të ndërtuar planin e hetimit.

Në planin paraprak të hetimit ne e kishim parashikuar që duhet mblidheshim deri brenda datës 20, kështu që mbledhja e informacionit ishte deri brenda këtyre datave. Ne nuk mund të presim PS sa të vonohet, apo sa të pengojë, manipulojë, falsifikojë dokumente zyrtare për të gjetur, apo për t’u bërë strehë e maskarenjve që shkelin ligjin në këtë vend.

Derisa kërkesat të vijnë do të kemi një njoftim tjetër për mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor.

Ora 17:42
‘TIMS’, Dogjani: Drejtori i ngarkuar për të ruajtur të dhënat hyri në sistem me një person të dënuar për trafik droge dhe prostitucion

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor parlamentar për të dhënat e sistemit ‘TIMS’, deputeti Asllan Dogjani tha se kreu i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça shkoi në zyrat e sistemit TIMS bashkë me dy persona të jashtëm për të marrë të dhënat dhe njëri prej tyre sipas tij, ishte i dënuar në Itali për trafik droge dhe prostitucion.

“Më datë 2 gusht, te porta kryesore kanë hyrë Besian Tanuzi dhe Klodian Mazari që në mbledhjen e kaluar thashë është dënuar në Itali për prostitucion dhe trafik droge, me detyrë përgjegjës sektori pranë AKSHI. Dhe një vajzë, Marjana Shehu që nuk është punonjëse e Sistemit TIMS. Pra drejtori ka shkuar me dy persona. Ky që është ngarkuar për të ruajtur, ka marrë një të dënuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha midis të tjerash Dogjani.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 007: 15/04/2024 18:24

    O Saljan cari! Ju me flakadan ,dhe karrige të thyera,dhe djeg,je mikrofonash ,ndërsa këto me bojkot.Ç'farë keni kërkuar keni gjetur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?