Komisioni Xhafaj? Dumani: Ç'bën politika në të ardhmen me SPAK s'mund ta parashikoj, por ne do vëmë para përgjegjësisë këdo që kapet në shkelje

22 Nëntor, 22:12| Përditesimi: 23 Nëntor, 07:48

  • Share

Pse refuzuat Komisionin Xhafaj?

Altin DumaniNuk quhet refuzim. SPAK-ut iu kërkuan dy prokurore. Ne vendosem unamisht që nuk duhen derguar. Në mënyrë unanime vendosëm që nuk duhet të dërgojmë prokurorë. SPAK ka paraqitur të gjithë propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore. SPAK raporton rregullisht në KLP e kuvend. Ka bërë të ditura problematikat, sugjeruar zgjidhjet. Përmbushim detyrimet si institucion. Raportojmë cdo muaj në ministrinë e Drejtësisë.

Se çfarë bën politika në të ardhmen në raport me SPAK nuk mund ta parashikoj, por deklaroj se ne si institucion jemi të motivuar të zbatojmë funksionet tona me çështje konkrete e të vëmë para përgjegjësië penale cilindo që kapet në shkelje të ligjit.


Lajmi kryesor:

Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?