Gazetari Almer Toska thotë se përmes komisionit antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj synohen ndryshime të forta kushtetuese. Sipas tij, synohet ndryshimi i Kuvendit në 100 deputetë dhe me dy dhoma, zgjedhjen e presidentit nga populli apo ndryshimin e numrit të bashkive.
“Këtu po amendohet me Komisionin ‘Xhafaj’ që të ketë një ndryshim total të institucioneve të vendit dhe ndryshime të forta kushtetuese. Po pretendohet që Kuvendi të bëhet me 100 deputetë me dy dhoma. Po amendohet që administrata të ndryshohet, numri i bashkive të ndryshohet, që presidenti të zgjidhet nga populli. Po amendohen ndryshime të forta kushtetuese. Se sa do jenë palët të gatshme për ti bërë këto ndtyshime, nuk di ta them, por këto janë ato që janë futur te dosja e fshehtë e komisionit Xhafaj. Rama nëse e ka ndarë mendjen e bën, por mbetet për t’u parë”, pretendon Toska.
Lajmi kryesor:
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
SI.E./E.B/ReportTv.al