Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!

4 Nëntor, 22:31| Përditesimi: 4 Nëntor, 22:35

  • Share

Tiranë- Hapja e kapitujve themelorë me BE dhe progres-raporti i Komisionit Evropian, ku kërkesa për të luftuar korrupsionin zë një vend të rëndësishëm, u pasuan këtë fillim-jave edhe me prezantimin e strategjisë anti-korrupsion për periudhën 2024-2030 nga qeveria.

Për ministren Adea Pirdeni, kjo strategji do të krijojë mure mbrojtëse ndaj korrupsionit, ndërsa vetë ambasadori i BE, Silvio Gonzato e quajti dokumentin gur thelbësor në betejën ndaj korrupsionit.

Ajo çfarë kërkon BE, është veçanërisht parandalimi i korrupsionit, në kushtet kur në ndëshkimin e tij, Gonzato evidenton se SPAK ka përparuar.

Gonzato tha mes të tjerash:

 “Edhe pse raporti përgëzon arritjet e SPAK, thekson nevojën për parandalimin e korrupsionit”.

Kjo strategji, për ambasadorin e BE duhet të shërbejë si strehim edhe për problematikat që do të evidentojë Komisioni “Xhafaj”.

“Në kohën e duhur edhe në aspektin e punës që po zhvillohet në Komisionin Parlamentar që po drejtohet nga Xhafaj, do thoja që shumë prej çështjeve që komisioni do të identifikojë do të trajtohen nga zbatimi efektiv i kësaj strategjie, në këtë kuptim nuk ka nevojë të shpikim rrotën nga e para, duke përcaktuar përparësi, objektiva me afate të caktuara, përpjekjet ndaj korrupsionit përmbushen me efektivitet”.

Ndërkohë në Komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsioninin, u zhvillua tryeza e parë e hapur, nga 12 të tilla me ekspertë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?