Elidon Hysenaj

Komisoneri Publik ankimon në KPA vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt

14 Nëntor 2023, 18:27| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 18:36

  • Share

Komisioneri Publik ka njoftuar se ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt.

Përmes një njoftimi zyrtar, Komisioneri Publik bën me dije se sipas saj, vendimi i KPK-së, i cili konfirmon në detyrë Elidon Hysenajn, si prokuror të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, nuk është i “kopsitur”.

“Komisioneri Publik çmon se, referuar gjendjes së akteve në dosje, pamundësohet vlerësimi nëse në vendimin nr. 704/2023 gjenden mjaftueshëm elemente për të identifikuar dhe vlerësuar drejt rezultatet e hetimit administrativ, të cilat e kanë çuar Komisionin në konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, si dhe nëse në këto rezultate ka problematika, që afektojnë kriterin e integritetit të subjektit të rivlerësimit, që mund të konkludojnë në cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë,”- thuhet në njoftim.

Ndaj Komisioneri Publik, kërkon që shkaqet e këtij ankimimi të merren në shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?