Nëpërmjet një video-konference, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi sot planin për ti ardhur në ndihmë futbollit në Shqipëri si pasojë e krizës financiare që ka pushtuar këtë sektor si rrjedhojë e koronavirusit. Pas refuzimit të qeverisë për të përfshirë futbollin në paketën e ndihmës FSHF ka menduar të marrë një kredi me garanci sovrane të shtetit shifrën e 1 milion eurove.
Kjo shumë do të do të shpërndahet në dy muaj. Bëhet fjalë për marsin dhe prillin. Konkretisht paratë do të jenë për futbollistët e çdo kategorie dhe trajnerët, ndërsa shuma që do të marrë gjithsecili është e afërt me 30 mijë lek të reja.
Një premtim të tillë e bëri pak ditë më parë presidenti i federatës Armando Duka, i cili u shpreh se nuk do ta linte në baltë futbollin. Burime të Report Tv në federatën shqiptare të futbollit bëjnë me dije gjithashtu se shpërndarja e këtyre pagave do të nisë në harkun kohor të 10 ditëve. Sakaq, mësohet se kjo do të jetë paketa e parë e ndihmës, pasi në rast se situata e pandemisë nuk ndryshon do të ketë një tjetër paketë.
Me siguri për futbollistët e Superligës ndihma me 30 mijë lek të reja nuk është një shifër aspak e konsiderueshme, por në kategoritë e tjera të futbollit tonë kjo është jetike, pasi shumë lojtarë e kanë mundësinë e vetme për të siguaruar jetesën e tyre dhe të familjeve, pasi rrogat janë të ulta.
I gjeten parate tani hajdutet Duka dhe Dervishi per futbollin.
Përgjigju