Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën

16 Dhjetor, 15:20| Përditesimi: 16 Dhjetor, 15:26

  • Share

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot për herën e fundit për këtë vit në Lozanë, Zvicër dhe miratoi disa vendime të rëndësishme që lidhen me zhvillimet e futbollit europian.  Stadiumi Friuli në Udine do të presë finalen e UEFA Super Cup 2025 më 13 gusht 2025, ndërkohë që më poshtë janë të gjitha vendimet.

Rritje e shpërblimeve për UEFA Ëomen’s EURO 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi një rritje të konsiderueshme të shpërblimeve për UEFA Ëomen’s EURO 2025, duke arritur në 41 milionë euro, që është një rritje prej 156% krahasuar me vitin 2022.

Finalet e UEFA Nations League 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi të përcaktojë Italinë dhe Gjermaninë si mikpritës të përkohshëm për finalet e UEFA Nations League, që do të zhvillohen nga data 4 deri më 8 qershor 2025. Stadiumet e përzgjedhura janë ato të Torinos (Juventus dhe Torino) dhe stadiumet e Mynihut dhe Stuttgart.

Emri i ri i kompeticionit të dytë për klube vajza

U vendos edhe emri i ri i kompeticionit të dytë për klube të vajzave, që është UEFA Ëomen’s Europa Cup.

Sistemi i ri i shpërndarjes së të ardhurave për kompeticionet e klubeve vajza

U miratua edhe një sistem i ri shpërndarjeje të ardhurave për kompeticionet e klubeve vajza, që do të fillojë nga sezoni 2025/26.

UEFA Super Cup 2025

Stadiumi Friuli në Udine do të presë finalen e UEFA Super Cup 2025 më 13 gusht 2025.

UEFA Futsal Champions League

Le Mans, Francë, u emërua si vendi mikpritës i finaleve të UEFA Futsal Champions League 2025. Finalet do të zhvillohen nga data 1 deri më 4 maj 2025.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?